Departamenti i tipit AMG të Mercedes Benz ka nisur testimin e GLB 45 4Maticon në rrugët publike një vit para se të dalë në panaire.
Ky tip ndryshon nga versioni standard duke reduktuar lartësinë, disqe më të mëdha dhe katër marmita të pasme, në krahasim me dy marmita që ka prototipi GLB 35 4Matic.
GLB 45 është mes një sërë modelesh të reja të Mercedes –AMG. Mes risive të këtij modeli është sistemi i ri i drejtimit me katër rrota, i cili do të jetë elektrohidraulilk dhe jo elektromekanik. Gjithashtu i veçantë është dhe diferenciali, i cili të jep mundësinë e shpërndarjes 100% të energjisë në secilën prej gomave.
GLB 45 mendohet të jetë modeli kryesor i GLB i cili do të dalë në shitje në 2020. Shihni fotot e bishës së radhës të Mercedes- Benz.