Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Talenti Kallmeti firmos në Itali: Dua të kap Kombëtaren U-21

20:27 / February 17, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hamit Kallmeti, djaloshi 18-vjeçar i lindur në Nikël të Fushë-Krujës, futbollin e ka nisur si një ëndërr në ekipet e moshave të qytetit të tij, me perspektivën, që kjo ëndërr të bëhet realitet dhe Hamiti të bëhet pjesë e futbolit elitar brenda dhe jashtë vendit.

Kallmeti, qysh në hapat e para është konsideruar si një element me shumë të ardhme. Ka vijuar të luajë në Akademinë e Futbollit dhe më pas në Akademinë e klubit të njohur, KF Tirana, ku është aktiviuar sezonin e shkuar me ekipin U-21 të bardhebluve. Gjatë kësaj periudhë, duke synuar gjithnjë e më shumë për karrierën e tij, dëshira e madhe ka qenë, që të luajë jashtë vendit dhe interesimi për të ka ardhur edhe nga disa ekipe të huaja, teksa për një periudhë prove ka qenë në provë tek Akademia e Valencias në Spanjë, e po ashtu edhe në Greqi e Poloni.

Por, duke spikatur në rolin e mesfushorit të qendrës, Hamiti është dalluar gjatë karrierës së tij edhe për vizionin e lojës, teknikën e lartë në përdorimin e topit, por edhe si një lojtar me vizion dhe mjaft i fortë fizikisht, duke bërë dallimin me bashkëmoshatarët e vet.

Pak ditë më parë, ai ka marë një ftesë nga drejtuesit e skuadrës italiane, “FC Frocalçio”, ekip që militon në liga Ekselencë, në Itali-Girone A. Frocalçio shihet si satelit, por edhe akademi nga klubet e njohura italiane, Atalanta, apo dhe Juve Stabia.

Kallmeti, jo vetëm që ka kaluar testin, por ka firmosur dhe është federuar pak ditë më parë, teksa të dielën ka bërë edhe debutimin në ekipin e tij të ri, madje duke u prononcuar edhe për mediat vendase.

“Jam mjaft i lumtur, këtu më kanë pritur shumë mirë dhe jam ndier si në shtëpi. Kam bërë debutimin dhe është një ambient i ngrohtë, shpresoj që të rritem shumë, sepse klubi ynë këtu bashkëpunon edhe me skuadrat e njohura italiane. Dua që të marrë sa më shumë minuta, të bëj më të mirën këtu dhe pse jo të shof për më sipër, sepse jam i ri dhe kam dëshirë që të provoj edhe ekipet kombëtare të moshave, duke nisur që nga U-19, pse jo edhe U-21 dhe Kombëtaren e madhe që është ëndërr për çdo shqiptar. Besimin e drejtuesve do ua shpërblej duke dhënë më të mirën time. Kisha mundësi që të luaja edhe në Shqipëri, në Kategorinë e Parë dhe Supeiore, por zgodha të luajë jashtë sepse këtu janë kushtet super dhe trampolina më e mirë për karrierën time”, – tha i riu Kallmeti.

2

Hamit Kallmeti Itali u 19
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Operacion në Shqipëri e Itali/ SPAK godet grupin kriminal, lëshohen 14 masa sigurie

09:14 / May 26, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.