Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Tabaku: Ne propozojmë një ekonomi të lirë dhe të drejtë

18:20 / February 18, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tabaku 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku flet për situatën ekonomike në vend. Ajo ka akuzuar qeverinë se po drejton një ekonomi të komanduar që favorizon oligarkët dhe monopolistët, duke lënë jashtë loje sipërmarrësit e ndershëm dhe konkurrencën e lirë. Për të bizneset shqiptare po përballen me barrën e rëndë të taksave dhe burokracisë, ndërsa shteti ka krijuar një sistem të privilegjuar për një grusht njerëzish.

Postimi i plotë:

Pengesa më e madhe sot për të bërë biznes është shteti. Ngarkesa më e madhe vjen nga shteti, jo vetëm për faktin që burokracia dhe taksat e larta rëndojnë mbi sipërmarrësit, por edhe sepse sot ekonomia është përqendruar në pak duar. Shteti po drejton praktikisht një ekonomi të komanduar, duke kufizuar konkurrencën dhe duke favorizuar monopole dhe oligopole.

Nuk ka më ekonomi tregu. Ndërkohë që sot sipërmarrja kërkon disa ndryshime themelore, të cilat janë të përfshira në programin ekonomik të Partisë Demokratike. Një prej tyre është miratimi i një kodi fiskal të qartë dhe të qëndrueshëm, një kushtetutë e taksave që përcakton rregulla të qarta për të ndihmuar jo vetëm investitorët e brendshëm, por edhe ata të huaj. Propozimi ynë për një taksë të sheshtë dhe të thjeshtë synon të ulë informalitetin dhe të stimulojë rritjen ekonomike.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm është vendosja e rregullave të ndershme duke eliminuar të gjitha përjashtimet fiskale. Sot, përjashtimet nga rregulli janë kthyer në rregull, duke favorizuar sektorë të caktuar dhe duke krijuar monopole e oligopole që vrasin konkurrencën e lirë.

Programi ynë parashikon gjithashtu një reformë derregulluese për të lehtësuar ngarkesën mbi bizneset, duke eliminuar burokracinë e tepërt, e cila sot u kushton sipërmarrësve kohë, para dhe mund. Këto janë masa të domosdoshme për ta vendosur ekonominë shqiptare në shina të qëndrueshme dhe për t’i dhënë asaj frymëmarrjen e nevojshme.

Ekonomia shqiptare nuk mund të jetë ekonomi e pakicës apo e privilegjeve. Ajo duhet të jetë një ekonomi që punon për të gjithë njësoj, duke krijuar mundësi të barabarta për çdo qytetar dhe duke stimuluar meritokracinë edhe në biznes.

Ekonomia jorida tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.