Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

VOA: Organizatorët e protestave studentore, padi kundër zyrtarëve qeveritarë në Mal të Zi

19:41 / February 18, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 ce2f09c71f6c6ff81459102ebcc5224d
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Grupi joformal i studentëve “Kamo Sjutra” (“Kah nesër”) njoftoi të martën se do të ngrenë padi kundër Partisë Demokratike të Malit të Zi dhe zyrtarëve të saj në qeverinë malazeze për shpifje. Sipas këtij grupi, zyrtarët qeveritarë nga kjo parti kanë bërë “akuza të pavërteta për lidhjet e organizatorëve të protestës studentore me klane kriminale dhe me korrupsion”, duke rrezikuar, sipas tyre drejtpërdrejtë këtë grup.

“Zyrtarët publikë, anëtarët e qeverisë apo aktorët politikë nuk kanë treguar përgjegjësi për fjalët e thëna publikisht dhe asnjëherë nuk kanë dhënë prova për pretendimet e tyre, edhe pse një gjë e tillë u është kërkuar në disa raste”, thuhet në reagimin e studentëve. Ata akuzuan posaçërisht Ministrin e Brendshëm, Danilo Sharanoviç se në mediat malazeze lidhi grupin e studentëve dhe protestat e tyre me krim të organizuar duke theksuar se “ka të dhëna operacionale për një vlerësim të këtillë”, ndonëse “asnjëherë nuk na ka njoftuar ne dhe as publikun për këto të dhëna operative”.

Sipas grupit studentor, akuzat nga zyrtarët politikë ndaj organizatorëve kanë nxitur gjuhën e urrejtjes, kërcënimet dhe fyerjet në rrjetet sociale ndaj tyre. “Ndjejmë keqardhje të thellë që studentët janë një objektiv i lehtë për politikanët dhe në këtë mënyrë ata demonstrojnë qëndrimin e tyre ndaj parimeve demokratike – lirisë së mendimit dhe fjalës”, thuhet në reagimin e grupit “Kamo Sjutra”.

Protestat e përditshme kanë vazhduar me bllokimin e rrugëve në Podgoricë dhe qytete tjera që nga fillimi i vitit. Studentët po kërkojnë dorëheqjen e drejtuesve të sektorit të sigurisë për masakrën në Cetinë, në të cilën u vranë 13 persona dhe u plagosën tre të tjerë. Kërkesat tjera kanë të bëjnë me çmilitarizimin e shoqërisë dhe konfiskimin e armëve, së bashku me rishikimin e të gjitha lejeve të dhëna në periudhën e kaluar, ngritjen e policisë së lagjeve, rikthimin e edukimit qytetar si lëndë e detyrueshme në shkollat fillore dhe të mesme, shpalljen e moratoriumit për dhënien e lejeve të reja të armëve deri në ndryshimi i ligjit.

Protestat e studentëve po gjejnë mbështetje edhe tek publiku në Mali të Zi, ku shumë banorë shprehen të zemëruar me ato që i konsiderojnë reforma të ngadalshme të policisë, e cila ka mungesë punonjësish dhe fondesh dhe grindjeve burokratike dhe politike brenda qeverisë.

Së fundmi, mbi 100 profesorë të universitetit dhe asistentë mësimdhënës, artistë dhe intelektualë të njohur dërguan letër mbështetjeje për kërkesa e studentëve për të përcaktuar përgjegjësinë për incidentet në Cetinë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Podgoricë po ashtu ka “mbështetur fuqimisht të drejtën për tubime paqësore, jo të dhunshme dhe lirinë e shprehjes si vlera themelore të një shoqërie demokratike”. /VOA/

mali i zi Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.