Dy elektricisteë dhe një faturist janë shoqëruar dhe proceduar në gjendje të lirë nga policia pas zbulimit të dy ambienteve të përshtatura për kultivimin e lëndëve narkotike në Vlorë.
Policia ka vazhduar hetimet pas konstatimit për vjedhje eneregjie.
Mendohet se shtëpia e barit ka disa kohë që mund të jetë përdorur, megjithatë hetimet nga ana e drejtorisë vendore të policisë, vijojnë nëse është kultivuar më herët apo ka qenë tentativa e parë.
Banesa ishte marrë prej një viti me qira.
