Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balla në ceremoninë e festave kombëtare të Kuvajtit: Forcojmë marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat

16:46 / February 20, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
480263945 1158145372343667 8678019763079501214 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Kuvajtit, me rastin e 64-vjetorit të Pavarësisë dhe 34-vjetorit të Çlirimit.

Gjatë bisedës me të ngarkuarin me punë të Kuvajtit në Shqipëri Adnan Alghunaim, ministri Balla vlerësoi se dy vendet ndajnë një miqësi të konsoliduar ndër vite, e cila ka sjellë bashkëpunim të frytshëm në fusha të ndryshme.

“Mbetemi të angazhuar për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet dypalëshe, duke inkurajuar shkëmbimet ekonomike dhe institucionale mes dy vendeve tona në energji, infrastrukturë, bujqësi, digjitalizim etj”, deklaroi ai.

Festat kombëtare të këtij shteti në Lindjen e Mesme datojnë më 25 dhe 26 shkurt, kur kuvajtianët përkujtojnë së pari shpalljen e mëvetësisë nga protektorati britanik 64 vjet më parë.

Pavarësia u shpall më 19 qershor 1961, por për shkak të temperaturave të lartë, së bashku me festën e ngjitjes në fron të Sheikh Abdullah Al-Salem Al-Sabah më 1950, emiri i parë i Kuvajtit pas shpalljes së pavarësisë, festimet u zhvendosën në 25 shkurt. Ndërsa një ditë më pas përkujtohet fundi i Luftës së Gjirit dhe çlirimi i Kuvajtit nga Iraku me mbështetjen amerikane, në 26 shkurt të vitit 1991.

balla kuvajt
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

‘Transporton civilë, i zbret te Parku Rinia’/ Urgjenca Kombëtare reagon ndaj dezinformimit në rrjet: Manipulime nga faqet false

21:49 / October 19, 2026

Angazhimi në protestat e dhunshme, zbardhet VKM: 2750 efektivë Policie do të shpërblehen me rreth 270 mijë lekë të reja

21:31 / October 19, 2026

Zv/kryeministrja Koçiu: Tirana nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës dhe kaosit

20:36 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.