Sali Berisha mori pjesë në takimin përkujtimor të Lëvizjes Dhjetor ’90, për rrëzimin e shtatores së diktatorit Enver Hoxha në shkurt të vitit 1991. ”Enver Hoxha është Hitleri shqiptar, vendosi mbi shqiptarët një diktaturë të 3-fishtë si asnjë diktator tjetër komunist”, u shpreh Berisha.
Pjesë nga fjala
Enver Hoxha, i krahasuar me shumë të drejtë në deklaratat e Parisit si Hitleri shqiptar i pasluftës, përveç burgosjes, internimit, persekutimit të qindra e mijëra shqiptarëve gjatë diktaturës së tij staliniste, përveç lojës së luftës së klasave, vendosi mbi shqiptarët një diktaturë të trefishtë si asnjë diktator tjetër komunist i asaj kohe.
Më e egër, më mizore, me pasoja edhe më të mëdha se loja e luftës së klasave, ishte tirania e mjerimit që ai vendosi me hiperkolektivizimin e Shqipërisë dhe vendosjen e kombit në tërësinë e tij në uri të vazhdueshme kronike. Uri e cila merrte jetë shqiptarësh nga foshnja 1 vjeçare gjer tek të moshuarit.
Uri e cila topiste mendjet njerëzore në atë shkallë, saqë siç thotë një filozof i njohur studiues i diktaturave, thotë se: njerëzit që detyrohen, të mendojnë të kenë pasiguri të madhe të mendojnë për kafshatën e gojës e kanë të vështirë të mendojnë për kërkesa tjera.