Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Arben Çipa rrëfen dhunën: Pasi nuk pranova më goditën me gurë dhe grushte

21:14 / February 22, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1740254370 arbencipa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistikë në Sarandë, Arben Çipa ka pësuar një agresion barbar. Çipa tregon në videon 1 minutë e 15 sekonda se administratori i kompanisë me emrin Dio (Dioment Musa), i bëhej pengesë për projektin e tij dhe pasi nuk pranoi presionin e tyre, dy personat iu futën në makinë dhe e dhunuan duke e përgjakur.

Çipa pretendon se ditën e djeshme ndërsa ecte me automjet në zonën ku po ndërton linjën elektrike i kanë dalë para dy persona dhe i kanë kërkuar që linja mos të kalojë aty pasi në këtë vend do ndërtojnë ata. Debati ka degraduar duke përdorur në dhunë fizike, ndërsa në drejtim të Çipës është qëlluar edhe me gurë.

Sot policia e Sarandës prangosi autorin Dioment Musa, ndërsa në kërkim është nipi i tij. Burimet thanë se shkak i sherrit është bërë ndërtimi i një linje elektrike që po bënte Arben Çipa për të furnizuar me energji një bar-restorant në zonën e Heremecit. 52-vjecari pretendon se po ndërton linjën elektrike në bazë të një projekti të OSHEE, ndërsa autorët kanë kundërshtuar, pasi aty, do ndërtojnë një biznes.

Rrëfimi i plotë i Arben Çipës:

“Është ora 16:10, duke shkuar në punën time. Në Heremec, në rrugë e sipër, një person me emrin Dio, administrator i “Four Elements”, më ka prerë rrugën, bashkë me një person tjetër, të shoqëruar, dhe duke diskutuar për një çështje që ai është bërë pengesë, për një projekt timin, ata kanë dalë dhe filluar me fyerje. Kur ata filluan me fyerje, unë padyshim nuk i kam pranuar. Në këtë kohë, kanë shfrytëzuar momentin dhe brenda në makinën time të dy personat më janë vërsulur me grushta, me gurë, e tjera, e tjera. Kam tentuar të mbrohem, por e pamundur në atë moment. Dhe ka arritur momenti që më kanë krijuar një situatë të tillë, në krejt trupin tim. Kjo video është për ta pasur si provë, edhe ajo ç’ka përshkruaj, por edhe ajo çfarë ka ndodhur.

Arben Çipa Dhune
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Radhimë, humb jetën një turiste finlandeze gjatë zhytjes

11:44 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.