Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Sot Angelusi pa Atin e Shenjtë”/ Papa Francesku kaloi natë të qetë, por gjendja e tij mbetet kritike

14:00 / February 23, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1740313521x077ca600 f14d 11ef b36e 9fd63eb9bf2ejpg 114
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

ROMË- Zyra e Shtypit e Vatikanit njofton se Papa Françesku ka kaluar një natë të qetë dhe ka pushuar, por gjendja e tij vazhdon të jetë kritike. I shtruar që nga e premtja e javës së kaluar në spitalin Gemelli për shkak të një bronkiti që u shndërrua në pneumoni bilaterale, Papa Françesku dje pësoi një përkeqësim.

“Analizat e gjakut të kryera dje gjithashtu treguan një ulje të trombociteve, e shoqëruar me anemi, që kërkoi administrimin e transfuzioneve të gjakut. Buletini vijonte duke theksuar se Papa vazhdon të jetë i vetëdijshëm dhe e ka kaluar ditën ulur në kolltuk, megjithëse në gjendje më të rënduar se një ditë më parë. Gjendja e tij mbetet kritike dhe, siç u shpjegua dje, ai ende nuk është jashtë rrezikut,” thuhet në deklaratë. 

Papa u shtrua për herë të parë në spital më 14 shkurt pasi pati vështirësi në frymëmarrje për disa ditë. Gjatë 12 viteve të tij si udhëheqës i kishës katolike romake, Papa është shtruar në spital disa herë, duke përfshirë në mars 2023, kur ai kaloi tre netë në spital. 

Angelusi pa Papën

Papa nuk do ta kryesojë lutjen e Engjëllit të Zotit këtë të dielë. Këtë mëngjes në Shën Pjetër, monsinjor Rino Fisichella do të kryesojë në vend të Papës meshën e parashikuar për Jubileun e diakonëve. Përgjegjësi i Vatikanit për Vitin e Shenjtë do të lexojë homelinë e përgatitur ditët e fundit nga Papa. Gjithashtu, teksti i lutjes së zakonshme të Angelusit të së dielës do të jetë ai i përgatitur nga Papa Françesku.

papa francesku rome Vatikan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.