Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama – Europës në samitin e Ukrainës: Zgjohuni!

13:50 / February 24, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
raama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka folur në samitin që po mbahet për Ukrainën, ku u shpreh se peisazhi diplomatik për Ukrainën ka ndryshuar rrënjësisht, duke pasur parasysh bisedimet e administratës së Donald Trump me Rusinë dhe u kërkoi liderëve perëndimorë të mos e injorojnë realitetin e ri.

Rama tha se udhëheqësit dukej se po vazhdojnë sikur asgjë nuk ka ndodhur, kur në fakt në administratën e re të Trump gjithçka është ndryshe.

“Unë mendoj se diçka e rëndësishme ka ndodhur siç e dini të gjithë dhe pyetja është se si do të mbështetet Ukraina në mënyrë efikase dhe si… Evropa si kontinent mund të jetë efikase në mbrojtjen e vetvetes dhe për të nxjerrë më të mirën nga diçka që po ndodh, një negociatë mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Unë nuk jam i sigurt që vetëm duke folur për rritjen e mbështetjes ushtarake dhe rritjen e shpenzimeve ushtarake, ne e kuptojmë të gjithë çështjen. Ky është mendimi im modest. Ndoshta e kam gabim.”, tha Rama.

Ai preku faktin që Uashingtoni dhe Moska kanë nisur bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje dhe potencialin që Ukraina të shkëputet nga bisedimet dhe t’i imponohet një rezultat i padrejtë.

“Ne kemi qenë prej kohësh në autopilotin amerikan”, tha kryeministri shqiptar. “Tani autopiloti po duket i fikur. Askush nuk e di për sa kohë. Është koha për një reflektim më të thellë se çfarë do të bëjmë në lidhje me mbështetjen ushtarake apo shpenzimet ushtarake. Sigurisht që është shumë e nevojshme, por mund të mos jetë e mjaftueshme.”

Ai përsëriti se Shqipëria qëndronte plotësisht pas Ukrainës dhe aleatëve të saj.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-avokati i Trump konfirmohet Prokuror i Përgjithshëm i SHBA-së, diferencë e ngushtë votash në Senat

22:03 / August 8, 2026

“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep parala

21:58 / August 8, 2026

Kreu i ushtrisë së SHBA-ve kërkon të dalë nga lufta me Iranin

21:54 / August 8, 2026

Arrestohet personi që vuri zjarrin në Krujë

21:43 / August 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.