“Tirana Walk 2021” është projekti më i ri që parashikon kthimin e ish-Bllokut në zonë këmbësore, duke krijuar një hapësirë të ridizajnuar urbane që bën protagonistë qytetarët dhe jo automjetet.
Projekti i prezantuar në praninë e kryeministrit Edi Rama, është bashkëpunim i Bashkisë së Tiranës me rrjetin botëror “WALK 21”, Kjo pasi promovon aktivitetin e ecjes dhe mbështet të drejtën e qytetarëve për të ecur në një mjedis të sigurt dhe mikpritës. Rama tha se me kthimin e ish-Bllokut në pedonale ofrohet një mundësi më e madhe për të kaluar kohë në një ambient të pastër dhe të sigurt, pa shqetësimin e trafikut.
”Duhet ti shmangemi idesë që për ulur trafikun duhet të zgjerojmë rrugët, Kjo nuk është e vërtete, jo arteriet kryesore që lidhin qytetet me njëra tjetrën por kam parasysh rrugët e brendshme të qytetit. Ka shumë gjasa që fluksi i trafikut të rritet, e kundërta është e vërtetë. Dekurajimi i trafikut është përgjigja. Kjo zonë është qendrore dhe e aksesueshme lehtësisht, një zonë nga ku banorët, distancat nuk janë të gjata dhe është një zonë që duke stimuluar ecjen do të jetë shumë më efikase edhe për bizneset që janë në zonë të cilat janë ato që ankohen të parat për ndërprerjen e aksesit me makina deri te dera”, tha Rama.
Në lidhje me parkimin e dyfishtë, Rama e përmendi atë si një element që duhet të eliminohet për të lehtësuar trafikun dhe për të krijuar mundësi më të mira për qarkullimin e makinave dhe njerëzve. Ai gjithashtu theksoi se zgjerimi i rrugëve nuk është gjithmonë zgjidhja për uljen e trafikut, duke e krahasuar me projektin e Lungomaren në Vlorë, ku një rrugë më e ngushtë ka pasur sukses në krijimin e një hapësire më të kënd.
