Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Edlira kthehet në takimin e fundit me Gertin

18:53 / February 24, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 02 24 185054
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

”Jam një njeri gjysmak që mundohem të eci përpara”,-tha Edlira Çepani në programin “Rudina” në Tv Klan duke përshkruar dhimbjen e ndarjes nga jeta të gjysmës së saj më të mirë, Gerti Bogdanit. Mes lotësh Edlira Çepani, rrëfen sesi çdo ditë përballet me një realitet që nuk e dëshiron aspak, një ëndërr e keqe që nuk mbaron.

E mërkura e 18 shtatorit 2024 është një ditë që ajo s’dëshiron t’i rikthehet asnjë moment. Në një udhëtim të disa muajve më parë në Ukrainë, ku pa dhimbjen që lë lufta, Edlira mori një vendim: Gertin do ta kujtojë gjithnjë përmes momenteve të bukura e të lumtura. Nga ajo ditë, ajo mban mend përqafimin e fundit të tij në mëngjes, një traditë e bukur familjare e vendosur nga djali i tyre, Reinarti.

Rudina Magjistari: Edlira, nëse kthehemi në atë ditë të mërkurë…

Edlira Çepani: Do të më falësh, unë nuk do të doja ta kujtoja. Një nga ditët më të vështira të jetës. Aty ku ti kupton që gjithçka në jetë mund të ndodhë në sekonda, por ajo që unë kam vendosur në një udhëtim që pata në këto kohë për shkak të punës sime dhe gjithë gjërave që kisha lënë në mes, një udhëtim që u detyrova ta bëja ishte në kufi me Ukrainën dhe në atë takim unë isha me të rinjtë të cilët filluan të prezantoheshin dhe tregonin historitë e tyre, para se t’u prezantohesha unë dhe t’u tregoja historinë time.

Rudina Magjistari: Si e kujton takimin e fundit me të?

Edlira Çepani: Ishte një përqafim sepse ne kemi një rregull në familjen tonë, të cilin e ka vënë djali ynë që kushdo që hyn dhe del nga shtëpia, përqafohet me gjithë të tjerët. Nuk dilnim asnjëherë nga shtëpia dhe nuk hynim në shtëpi pa u përqafuar të gjithë me njëri-tjetrin. Kjo është një nga rregullat më të bukura që ka vënë im bir.

Edlira Çepani Gerti Bogdani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Fiks Fare” bën ndryshim radikal, Olta Gixharit dhe Dorian Ramaliut u besohet moderimi i emisionit investigativ!

18:21 / September 1, 2026

Duane “Keffe D” Davis shpallet fajtor për vrasjen e Tupac Shakur

09:20 / September 1, 2026

Cllevio sërish probleme me drejtësinë, reperi ndalohet nga autoritetet në aeroportin e Milanos

15:40 / August 30, 2026

Një muaj pas ardhjes në jetë, Princ Leka dhe Blerta Celibashi publikojnë fotot me djalin 1-muajsh

19:00 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.