Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balluku: Ujësjellësi i ri në Mamurras përfundon brenda vitit, 24 orë furnizim për të gjithë zonën

14:39 / February 25, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 02 25 143731
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Puna për ndërtimin e ujësjellësit në Mamurras, në Kurbin vijon me ritme të larta. Zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë ndoqi nga afër ecurinë e punimeve në këtë kantier, ku ujësjellësi i ri do të ofrojë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për të gjithë zonën.

Ky investim realizohet me fonde nga buxheti i shtetit. Zona e Mamurrasit ishte një zonë urbane në Bashkinë Kurbin, që nuk ishte prekur nga investimet dhe furnizimi me ujë kryhej nga një sistemin i realizuar që në vitin 1976 që siguronte 1 deri 2 orë furnizim me ujë në ditë. Ndërkohë, ky projekt do të përmirësojë furnizimin me ujë për të gjithë zonën. Aktualisht në këtë fazë janë realizuar 45% e punimeve, ku nga 43 km e rrjetit, janë kryer punimet në 50% të tij. Ky investim parashikohet sipas standardeve më të mira dhe parashikon 3 stacione pompimi ndërsa rehabilitimi do të përfshijë edhe të gjithë rrjetin shpërndarës. Në këtë fazë të projektit do të furnizohet vetëm qyteti i Mamurrasit, ndërsa investimi do të shtrihet edhe në të gjitha zonat rurale.

Balluku vuri në dukje se ky projekt detajon investim në çdo hallkë të sistemit të furnizimit me ujë dhe deri tek instalimi i matësave inteligjentë për konsumatorët që rrit standardet e formalizimit të sektorit. Në fund të vitit 2024, janë 43 zona urbane që furnizohen me ujë 24 orë dhe 98 zona rurale, ndërsa gjatë këtij viti parashikohet 60 kantiere të reja që përfshijnë 29 bashki nga të cilat 13 janë në zonat urbane dhe 48 në zonat rurale.

Ky investim përfundon brenda këtij viti, ndërsa punohet në sistemin e ujësjellësave të rinj në Vlorë, Elbasan. Balluku theksoi se në fokus të punës janë investimet në zonat me potencial të lartë turistik ku gjatë pikut të sezonit shtohen kapacitet e turistëve, pasi siç u shpreh ajo në janar të këtij viti pati 25% më shumë turistë kundrejt janarit 2024. Balluku vuri në dukje se kjo e dhënë shtron një trend sesi do të jetë ky vit, ndaj dhe angazhimi për rritjen e shërbimit nga ujësjellës -kanalizimet merr vëmendje të madhe.

Balluku vuri në dukje se, borxhet e akumuluara nga qytetarët për furnizimin me ujë kanë filluar të shlyhen. “Projektet janë gjithmonë të kompletuara, duke qenë se kemi edhe matësit inteligjentë dhe nuk do të kemi më probleme me matjen e ujit. Më të rëndësishmet janë parametrat maksimale me të cilat po ndërtojmë këta ujësjellës. Jam e informuar nga Ministria e Financave se debitë e akumuluara nga qytetarët për furnizimin me ujë kanë filluar të shlyhen. Deri më sot, çdo shoqëri ujësjellësi krijonte detyrime të pashlyera, ndërsa tani vërehet një ndryshim, ku këto borxhe po shlyhen, duke përfshirë edhe detyrimet kundrejt OSHEE-së. Ky është një lajm i mirë për ekonominë shqiptare, pasi tregon konsolidimin e sektorit të ujësjellësit dhe kanalizimeve, duke mos harruar rëndësinë e veçantë të bregdetit”, tha ajo.

Nga ana e tij, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, Klevis Jahaj u shpreh se me masat e marra humbjet e ujit kanë rënë me 7%, duke përmirësuar ndjeshëm monitorimin dhe menaxhimin e rrjetit. “Gjatë vitit 2024, nuk janë krijuar debite të reja. Ndërmarrjet që kanë performuar më mirë janë Lezha, Korça dhe Durrësi, edhe pse ky i fundit ka pasur probleme të mëparshme me borxhet. Tani, situata është stabilizuar dhe performanca e tyre është përmirësuar. Në ujësjellësin e Kavajës ka pasur një periudhë 6-mujore ku nuk paguheshin as rrogat dhe as sigurimet, por tashmë situata është normalizuar. Fokusi ynë tani është në Sarandë, ku po punohet intensivisht për përmirësimin e sistemit të kanalizimeve”, u shpreh ai.

belinda balluku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.