Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lagjja e re “5 Maji”, Rama: Shembëlltyrë e Rilindjes pas tërmetit, jeta e 428 familjeve ka ndryshuar

15:26 / February 25, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 02 25 at 14.54.16
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në lagjen ”5 Maji” në Tiranë, ku jeta e 428 familjeve ka ndryshuar plotësisht me hyrjen në apartamentet e reja pas tërmetit, puna transformuese po vijon me fazën e tretë të projektit për rikonstruksionin e rrugëve kryesore ekzistuese, që përfshin zgjerimin e tyre, krijimin e trotuareve, instalimin e sistemeve elektrike, të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, sinjalistikë, ndriçim etj.

Një qendër e re e Tiranës po merr jetë me infrastrukturë të kompletuar, shërbime të plota e hapësira të bukura publike. Për të inspektuar ecurinë e deritanishme të punëve, kryeministri Edi Rama ishte sot në terren në njësitë administrative 4 dhe 8 të kësaj lagjeje, i shoqëruar nga Nënkryetarja e Bashkisë Anuela Ristani.

”Këtu jemi në fazën e re të ndërtimit të infrastrukturës mbështetëse pasi kemi mbaruar me godinat. Lajmi i mirë është se të gjithë banorët që kanë qenë për strehim për shkak të tërmetit, të gjithë janë akomoduar. Ne kemi shpërndarë 428 apartamente në godina, kështu që të gjithë ata janë strehuar, ndryshe nga Kombinati. Ajo që mbetet, më pak se gjysma 40 % janë banorët që do përfitojnë si efekt i shpronësimit, që na kanë ndihmuar pastaj për të liruar territorin për infrastrukturën. Rruga që jemi këtu do vazhdojë deri tek Bulevardi i Ri dhe jo vetëm do bëjë lidhjen e banorëve, por do jetë dhe një rrugë mbështetëse për qarkullimin paralel nga Unaza.

Do të jetë një rrugë e madhe 20 m e gjerë me gjithë infrastrukturën, jo vetëm me korsinë e makinave, por me trotuar dhe korsinë e biçikletave gjithashtu. Kjo është zona në të cilën kemi marrë shpronësimet dhe po ecim me punimet dhe pastaj do vazhdojmë dhe në segmentin tjetër. Është pothuajse një km e gjithë rruga dhe do të funksionojë jo vetëm për banorët e lagjes, por për të gjithë zonën. Ne këtu kemi shpërndare dhe njësite e shërbimit, që janë shpronësime direkte të bizneseve se me biznese funksionon vetëm me shërbim të të njëjtave hapësira. Kështu që funksionon në total dhe me shërbim dhe me strehim”,-shpjegoi nënkryetarja e Bashkisë Ristani.

Në takimin me disa prej banorëve të lagjes, kryeministri tha se falë mbarëvajtjes së punës në këtë zonë, ajo do të bëhet si një qendër e re e Tiranës. ”Këtu ka ecur shumë mirë sepse këtu, ne nuk kemi patur të njëjtin problem që kemi patur me Kombinatin. Në Kombinat na janë krijuar pengesa të mëdha artificiale, qoftë nga disa masha që i futi politika për të penguar, qoftë nga disa gjykatës të papërgjegjshëm që morën masa sigurie për të ndaluar prishjet dhe për të ndaluar shpronësimin. Kështu që, në Kombinat jemi më mbrapa për fat të keq, por jo për faj të bashkisë, ose për ndonjë gjë që e kemi lënë mangët. Kurse këtu jemi shumë mirë dhe kjo këtu do të bëhet një lagje model, si një qendër e re e Tiranës”,-u shpreh ai.

WhatsApp Image 2025 02 25 at 14.54.24
WhatsApp Image 2025 02 25 at 14.54.23
WhatsApp Image 2025 02 25 at 14.54.18
WhatsApp Image 2025 02 25 at 14.54.17
WhatsApp Image 2025 02 25 at 14.54.16
WhatsApp Image 2025 02 25 at 14.54.15
WhatsApp Image 2025 02 25 at 14.54.14

Lagjja 5 Maji Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrëmje historike për boksin shqiptar/ Sonte Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua

21:49 / July 25, 2026

Dokumenti “BESA”/ Rama vendos Zvërnecin në provën e parë të modelit të ri të qeverisjes: 90 ditë dëgjesa, transparencë dhe vendim për projektin

21:17 / July 25, 2026

Projektligji i ri: Euro do të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë/ Rregulla të reja për politikën monetare 

20:56 / July 25, 2026

Vuçiç: Kosova është pjesë e Serbisë, sulmon sërish marrëveshjen ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci

20:41 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.