Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama u përgjigjet komenteve: Ndërtojmë dy spitale ultra modernë

10:15 / February 28, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fdghfdghfgh 770x439 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy m’sy”, iu përgjigj një komenti që ngriti shqetësime për korrupsionin në spitale dhe gjendjen e tyre në përgjithësi.

Komenti denoncoi një rast të ryshfetit nga një mjek si dhe problemet me produktet e skaduara në treg.

Rama u përgjigj duke theksuar investimet në sistemin shëndetësor, duke përmendur ndërtimin e 53 spitaleve të reja dhe 400 qendrave shëndetësore.

Ai tha se Shqipëria kishte spitale të vjetra nga vitet ’60 dhe pajisje të tejkaluara, ndërsa sot situata ka ndryshuar ndjeshëm. Sakaq, Rama premtoi se dy spitale modernë do ndërtohen në mandatin e katërt qeverisës.

“Po çfarë të them, si të them? “Spitale ke bërë, por janë kot”. Nuk e kuptoj si mund të jenë kot?! 53 spitale të reja. 10 që nuk ekzistonin. 43 që u shembën përtokë dhe u ribënë komplet nga e para me standarde më të larta europiane. E morëm detyrën në një Shqipëri me spitale që ishin ndërtuar në vitet ’60-’70 dhe ishin vetëm arnuar në vitet ’90-2000, një tmerr. Me shtretër lufte akoma, me batanije nga ato ushtaraket me qime si letër zmeril. Banjot me ujë rrjedhje në korridor gjithandej. Ilaçe, harroje. Pajisje për operacione ishin te shekullit të kaluar. Niveli i sterilizimit, mysybet. Infeksionet post operatore më të lartat në Europë. Mjekët heronj, jepnin e merrnin si në luftë, në mes të Europës, shekulli 21. Autoambulancat, ndizeshin me të shtyra dhe urgjencat vareshin nga oraret e gjumit të rojeve që I linin hapur ato telefonat, për të mos u përgjigjur, me atë telin varur. Nuk po flas për qendrat shëndetësore. Mesjetë e thellë. Katastrofë.

Sot, sot kemi 400 qendra të reja shëndetësore të bëra nga e para që u shërbejnë 1.6 milion qytetarëve. Kemi një urgjencë kombëtare me 320 automjete të pajisura me aparatura jetë shpëtuese, që të gjitha. Kemi mjekë të mirë paguar. 140% më shumë sesa deri dje. Infermierë me 112% më shumë se deri dje. Paguajmë 120 milion euro për të rimbulsuar barnat. Kontrollojmë gati gjysmë milion njerëz në vit për shëndetin me analiza falas. Kryejmë 60 mijë ndërhyrje kirurgjikale në vit dhe 164 lloj testesh laboratorike që deri dje bëheshin vetëm në privat, copë-copë, sa këtej e sa jashtë. Janë kryer 16 milion e 800 mijë ekzaminime me aparatura të fjalës së fundit dhe të gjitha janë falas. Ka plot akoma, por po ndalem këtu duke thënë se Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza, ka nisur bashkëpunimin dhe do të njehsohet me Qendrën Spitalore SHIBA në Izrael, që u rankua e 8-ta në botë për 2024 për nivelin e lartë të ekselencës. 2 spitale ultra-moderne do të ndërtojmë gjatë mandatit të 4-tërt në bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara dhe me strukturën më të mirë spitalore të Italisë, një nga më të mirat e botës. Dy ekselenca botërore që do të sigurojnë që të mos kemi më nevojë të çojmë askënd jashtë për asnjë operacion të komplikuar, por jo vetëm kaq. Por të vijnë këtu të kurohen edhe shqiptarët që janë jashtë. Jo më, o burra, ikim në Turqi, ikim në Greqi, ikim në Itali. Jo,. Jo! Në Shqipëri! Më e mira është e gjitha përpara, prandaj dhe qentë do të lehin shumë fort deri në 11 maj, por karvani do të shkojë aq përpara sa Shqipëria 2030 do të jetë anëtare krenare e Bashkimit Europian”, tha ai.

Edi Rama Kryeministri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026

Alarmi u dha nga Gjermania, AKU thirrje konsumatorëve të mos konsumojnë këtë pije

13:48 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.