Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zelensky takohet me Melonin në samitin e liderëve të BE në Londër

16:55 / March 2, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zelensky and meloni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, u takua sot në Londër me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në samitin e liderëve të BE që zhvillohet në Britaninë e Madhe.

Sipas një deklarate nga qeveria italiane, takimi dha mundësinë për të theksuar edhe një herë mbështetjen e Italisë për Ukrainën dhe vlerësimit dhe përkushtimin të popullit të saj.

Siç raportojnë mediat, Meloni është shprehur se së bashku me partnerët evropianë dhe perëndimorë si  Shtetet e Bashkuara, do punojmë për të ndërtuar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, e cila siguron një të ardhme të sovranitetit, sigurisë dhe lirisë në Ukrainë.

I jam mirënjohës Italisë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e saj të vazhdueshëm për të sjellë paqen në Ukrainë, tha ndër të tjera presidenti ukrainas.

 “Kam pasur një takim produktiv me Presidentin e Këshillit të Ministrave të Italisë Giorgia Meloni për të zhvilluar një plan të përbashkët veprimi për t’i dhënë fund luftës me një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha presidenti ukrainas në një postim në Platformën X, duke shtuar: “Putini është i interesuar për vazhdimin dhe rikthimin e shpejtë të luftës. Prandaj, është e rëndësishme të ruajmë unitetin rreth Ukrainës dhe të forcojmë pozicionin e vendit tonë në bashkëpunim me aleatët tanë – vendet e Evropës dhe Shtetet e Bashkuara. Ukraina ka nevojë për paqe të mbështetur nga garanci të forta sigurie. I jam mirënjohës Italisë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e saj të vazhdueshëm për të sjellë paqen në Ukrainë”.

Londer meloni zelensky
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iranit

12:25 / June 5, 2026

Droni godet Khersonin dhe lë një viktimë, Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

08:38 / June 5, 2026

BE do të ofrojë 100 milionë euro për ushtrinë e Libanit

07:53 / June 5, 2026

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

20:22 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.