Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Diaspora, PS: Të shtyhet afati për emigrantët që janë refuzuar

16:57 / March 3, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zgjedhje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

PS është dakord që të shtyhet afati i regjistrimit me disa ditë për aplikantët të cilët janë regjistruar. Por që për PS, kjo kur kërkesa e tyre është refuzuar nga KQZ. Përfaqësuesja e PS-së në KQZ, Elena Xhina mendon që i duhet dhënë edhe një mundësi e dytë emigrantëve. Që për të kanë një llogari në sistem, dhe numri i të cilëve është rreth 42 mijë. PS është kundër që në ditët shtesë të pranohen aplikime të reja nga diaspora.

Reagimi i plotë

Në përgjigje të interesimit të medias në lidhje me idenë e shtyrjes së afatit të regjistrimit në platformën PER të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, Partia Socialiste ka mbështetur mundësinë e marrjes së kësaj mase vetëm për ata shtetas të cilët aktualisht figurojnë në sistem si aplikantë të refuzuar.

Marrë në konsideratë faktin se këta shtetas i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së KQZ për regjistrim; e kanë shprehur vullnetin e qartë brenda afatit të deklaruar; janë në një numër të konsiderueshëm (42,000); kanë aktualisht një llogari të hapur në sistem dhe u është njohur e drejta e riaplikimit pavarësisht të qënit të refuzuar; shtyrja me disa ditë e afatit mund tu krijojë atyre shansin e fundit për të korrigjuar mangësitë dhe konfirmuar regjistrimin.

Partia Socialiste thekson se kjo masë shtyrjeje nuk ka arsye të zbatohet për aplikantë të tjerë jashtë kësaj kategorie, të cilët nuk e kanë aktualisht një llogari të hapur në sistemin PER.

Falë angazhimit të KQZ-së por dhe forcave politike me fushatën e gjërë të informimit, vlerësojmë se ka qenë koha e mjaftueshme që çdo shtetas i interesuar të bëhej pjesë e procesit brenda datës 4 Mars.

Çdo shtyrje afati për kategorinë e aplikantëve që deri më tani nuk kanë shfaqur interes do të mund të konsiderohej sërish e pamjaftueshme dhe do të rrëzonte vet logjikën e afateve në një proces të tillë. Ndërkohë, dhënia e kohës shtesë për ata aplikantë që janë të refuzuar në sistem, do ti shërbente shterrimit të të gjitha mundësive që vullneti i tyre për tu bërë pjesë e procesit të mos shkonte dëm!

PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026

Veliaj rikthen Sara Goxhajn si nënkryetare të Bashkisë së Tiranës, emëron edhe ish-deputetin dhe ish-prefektin Sadi Vorpsi

23:01 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.