Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Nuk ndaloi automjetin me të cilin shpërndante kokainë, arrestohet 30-vjeçari në Peqin

12:45 / March 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
elbasan 1 714x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 30-vjeçar, i identifikuar si Ervis Sula, është arrestuar nga policia, pasi nuk ndaloi automjetin me të cilin shpërndante lëndë narkotike.

Blutë njoftojnë se 30-vjeçari tentoi të largohej me shpejtësi, duke iu rrezikuar jetën punonjësve të Policisë.

Ndërkohë ka nisur procedim penal edhe për babanë e 30-vjeçarit.

Në kontrollet e kryera në banesë, u gjetën: 630 gramë Cannabis, një sasi Kokaine, 3 armë gjahu, 2 armë të ftohta (thika), 1 armë sportive, 55 fishekë, sasi baruti me të cilin mbusheshin fishekët, 1 palë dylbi dhe 1 dedektor metal-kërkues.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të aksioneve policore kundër veprimtarive kriminale në fushat e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, finalizuan operacionin e koduar “Risku”.

Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi Ervis Sula, 30 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë, babai i tij, shtetasi F. S., 67 vjeç, të dy banues në Peqin.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në lagjen “Teqe”, i është bërë shenjë ndalimi, automjetit me drejtues shtetasin E. S., i cili dyshohej se shiste Kokainë dhe Cannabis, në Peqin. 30-vjeçari nuk i është bindur urdhrit për ndalim, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

arrest Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.