Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Opozita mbyll protestën, Basha: Jemi gati të sakrifikojmë gjithçka për votën e lirë

21:39 / May 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Basha5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dërgoi një mesazh edhe për aleatët ndërkombëtarë, duke nënvizuar se opozita është e gatshme të sakrifikojë gjithçka.

“Mesazhi i sotëm është i qartë dhe i prerë ndaj miqve dhe aleatëve tanë dhe ndaj kundërshtarëve dhe armiqve të demokracisë se ne jemi gati të sakrifikojmë gjithçka për votën e lirë. Nuk do ta lejojmë kurrë despotizmin antievropian, të cilët kanë kapur drejtësinë dhe kanë bllokuar rrugëtimin tonë drejt Evropës.

Sot japim këtë mesazh të qartë dhe të vendosur. Këtë betejë e nisëm për Shqipërinë si gjithë Evropa dhe tani është koha për zgjidhjen politike, largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ne jemi gati që me gjithë faktorët e përgjegjshëm politik të vendit, të hapim rrugën e zgjidhjes së krizës, duke bërë të mundur së pari largimin e shkaktarit dhe pengmarrësit të demokracisë, të shtetit të së drejtës dhe përmes një qeverie tranzitore garantimin dhe ndarjes së pushteteve, realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe dalje e një qeverie të zgjedhur nga popullit.

Forca jonë është bashkimi, vendosmëria, qëndresa dhe përballja dhe përballje do të ketë deri në fitore. Sot në këtë mbrëmje të mbushur me shpresë, me mesazhe pozitive të shkrirjes në një të vullneteve tuaja, të vullnetit të popullit shqiptar dhe Evropës për ta çliruar Shqipërinë nga diktatura e krimit. Le të ndahemi me një mesazh të qartë dhe të prerë; se ne jemi gati ta çojmë këtë betejë deri në fund dhe paralajmërimi se kush mendon që me dhunën e krimit dhe paligjshmërisë do ta thyej këtë vendosmëri gabon rënd dhe pret vetëm përmbysje popullore“, tha Basha.

Basha sakrifice tiranannews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.