Rrëzohet kërkesa e Jamarbër Malltezit në Gjykatën e Posaçme
Vendimi u dha nga gjyqtarja e posaçme Flojera Davidhi e cila nuk e pranoi kërkesën e Malltezit për t’i revokuar masën e arrestit shtëpiak.
Malltezi që prej muajit nëntor të vitit 2023 është lënë në “arrest shtëpie”.
Ai akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim lidhur me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.
