Këto orët e para të mëngjesit moti është me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin ndërsa temperaturat në vlerat e mëngjesit u regjistruan nga 10°C në zonat malore deri në 16°C në ato të ulta ndërsa për Tiranën 15°C.
Për shkak të masave ajrore me origjinë jugore dhe të paqëndrueshme moti sot deri në fund të ditës do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjithë vendin. Vranësirat prej orëve të pasdites do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët (kryesisht në formën e pikave) përgjatë ultësirës perëndimore si dhe zonat kodrinore pranë tyre. Era do të fryjë relativisht e qetë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi 1-7m/s më tepër përgjatë vijës bregdetare.
Temperaturat në vlerat e mesditës pritet të kapin vlerat nga 22-23°C në zonat malore deri në 26-27°C në ato të ulta dhe ato bregdetare.
Për ditën e nesërme pritet një përkeqësim i mëtejshëm i kushteve atmosferike me depërtimin e masave ajrore akoma më të lagështa. Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura deri në orët e pasdites më pas pritet kthjellimi në pjesën më të madhe të territorit. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe në orët e mesditës deri mesatar në formën e shtrëngatave.
