Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gratë 60% e stafit diplomatik shqiptar, ministri Hasani: Mundësi të barabarta

11:00 / March 8, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1450
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një aktivitet i veçantë është organizuar në mjediset e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Grave.

Me tematikën “8 Mars – Gratë që ndërtojnë Paqe – Diplomaci, Fuqi, Angazhim”, ky aktivitet mblodhi përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri, partnerë ndërkombëtarë dhe staf të MEPJ.Në fjalën e tij përshëndetëse, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani vlerësoi rolin dhe kontributin e grave në diplomaci, një fushë që ka parë transformime të rëndësishme dhe të vazhdueshme përgjatë viteve të fundit.

“Gratë shqiptare janë pjesë e pandashme e diplomacisë dhe kanë kontribuar në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, duke hapur mundësi të reja për zhvillim dhe paqe. Ky ndryshim i rëndësishëm është rrjedhojë e përpjekjeve të vazhdueshme për të krijuar një shoqëri dhe një diplomaci më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse” – u shpreh ai.

Ministri Hasani ndau para të pranishmëve edhe disa shifra pozitive në lidhje me numrin e grave që janë pjesë e stafit diplomatik shqiptar, fakte që sipas tij përbëjnë arritje të jashtëzakonshme dhe janë dëshmi e transformimeve të mëdha që po ndodhin në Shqipëri.

“Në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, gratë përbëjnë sot 59% të stafit diplomatik shqiptar, me gjithsej 300 prej tyre që punojnë në shërbimin e jashtëm të Shqipërisë”.

Sipas tij, roli i grave në diplomaci ka një ndikim të rëndësishëm në politikën e paqes dhe të sigurisë.

“Kur gratë janë të përfshira në proceset e paqes, marrëveshjet kanë më shumë mundësi të zgjasin dhe të jenë të qëndrueshme. Pra, ata nuk janë vetëm pjesë e zgjidhjes, por janë gjithashtu katalizatorët që kontribuojnë në arritjen e këtyre marrëveshjeve”, nënvizoi Hasani duke theksuar gjithashtu se do të vazhdohet pa ndërprerje mbështetja dhe promovimi i mundësive të barabarta për gratë në të gjitha fushat, përfshirë diplomacinë.

barazi diplomaci festa Gra Mi nistri hasani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.