Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Topalli përgjigjet nëse do të jetë në listën e mbyllur të PD-së

21:47 / March 11, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jozefina topalli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-nënkryetare e PD dhe tanimë drejtuese e Diasporës në PD, Jozefina Topalli e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ u shpreh se listat ende nuk janë mbyllur dhe se ende nuk e di ku do kandidojë për deputete.

Topalli: As në imagjinatën më të shfrenuar nuk mund të kisha imagjinuar se korrupsioni dhe mos ngopja apo kultura për të konsideruar vendin si një pronë të veten personale për tu shfrytëzuar dhe për tu pasuruar pas asnjë limit është gjëja më e pabesueshme.

Unë e kam thënë që lufta kundër korrupsionit është një sfidë e përhershme, historike që varet nga vullneti politik.

Sigurisht që ka pasur korrupsion në çdo periudhë por kur shoh se çfarë ka ndodhur gjatë kësaj periudhe mendoj se edhe në ato rastet që mund të ketë ndodhur korrupsion në nivele të ndryshme të administratës shtetërore në periudha të mëparshme, ato paskan qenë në krahasim me këto gati njerëz të purifikum.

Është e paimagjinueshme dhe nuk ka asnjë  krahasim me atë që ka ndodhur gjatë kësaj periudhe.

Shohim më shumë se qeveria është brenda në paraburgim apo deputetë më shumë janë brenda sesa jashtë. Gjatë kësaj periudhe në i shohim që të gjithë janë të pasigurtë.

Nuk i besojnë as njëri tjetrit në PS. Vendin tonë e kanë vendosur në pozicion më të lartë për korrupsion në shkallë të Europës.

Unë nuk di në ndonjë vend tjetër të Europës që të kenë të njëjtin person 27 vite rresht pa u ndarë në krye të Ekzekutivit qoftë në bashki qoftë si kryeministër. Ia ka kalu edhe Mehmet Shehut. Edhe ata e kanë kuptu që Enough is enough. Është momenti për nje rrotacion.

Nuk e di. Unë i dëgjoj në media. Dëgjoj se njëherë jam në Elbasan, njëherë jam në Shkodër e njëherë në Tiranë. Nuk e di, nuk janë mbyllur listat.

Unë jam shumë mirënjohëse nëse do jem në listë për të qenë deputete. E ndjej që është diçka që di ta bëj. Më vjen mirë që nuk jam pjesë e procesit të vendimarrjes. Përpilimi i listës është një proces që nuk është i lehtë. Sepse ajo listë nuk është thjesht në rënditje emrash. Ajo duhet të ketë njerëz me integritet.

Diaspora e mbyllur Jozefina Topalli lista PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

PD distancohet nga dhuna në protestë pas reagimit të ambasadës amerikane, Floriana Garo: “Ilirjana Kuçana ishte aty si pedagoge”

14:31 / October 17, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.