Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zgjedhjet e 11 Majit/ Lëvizja Bashkë dorëzon listën e kandidatëve

12:05 / March 12, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0 15 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lëvizja Bashkë është partia e para që ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjve listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Vetë kryetari i kësaj partie, Arlind Qori, është i dytë në listë të sigurt të Tiranës, ndërsa lista kryesohet nga pedagogu Redi Muçi.

Në Shkodër, listën e kandidatëve për deputetë e kryeson një student, Gabriel Rakaj, ndjekur nga Mirza Balaj, Abel Brahusha, Arsid Shega, ndërsa kandidatët e tjerë garojnë në listë të hapur.

Emiljano Kita kryeson listën në qarkun e Lezhës, ndërsa e dyta në listën e sigurt është Xhuljane Uku.

Në Korçë, i pari në listën e mbyllur është Petro Lubonja, ndjekur nga Jeton Pekmezi dhe Tea Gugo. Ndërsa 10 kandidatë të tjerë garojnë në listë të hapur.

Pesë kandidatë garojnë në listën e mbyllur për deputetë në qarkun e Fierit, ndërsa 16 të tjerë i nënshtrohen votimit parapëlqyes.

Oltion Fociro kryeson listën mbyllur në qarkun e Elbasanit, ndjekur nga katër të tjerë, ndërsa në listën e hapur janë 14 kandidatë.

Në Dibër, Besjan Kica me profesion fermer kryeson listën, ndjekur nga Rexhina Elmazi.

Në listën me renditje të fiksuar të Kukësit është vetëm Albjan Metallari, ndërsa tre të tjerë i nënshtrohen votimit parapëlqyes.

Ndërsa në listën me renditje të fiksuar të Gjirokastrës është Klevis Bedaj, ndërsa katër të tjerë i nënshtrohen votimit parapëlqyes.

Artan Kacani kryeson listën e mbyllur të qarkut Durrës, ndjekur nga katër të tjerë, ndërsa në listën e hapur janë 14 kandidatë.

Në Berat, Elio Shyti kryeson listën, ndjekur nga Bleranda Meçi.

Katër kandidatë garojnë në listën e mbyllur për deputetë në qarkun e Vlorës, ndërsa 12 të tjerë i nënshtrohen votimit parapëlqyes.

Arlind Qori kandidate lista maj Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.