Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

“Marazi” që dobësoi Anxhela Peristerin. Këngëtarja nuk njihet pas lidhjes së përfolur me Mateus Frrokun

11:52 / May 26, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mateus anxhela 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Maraz” titullohet klipi më i ri i Anxhela Peristerit, ku ajo shfaqej ndryshe nga më parë gjatë kërcimeve sensuale me balerinin e klipit. Ky projekt pasoi atë me titull “Muza ime” me Mateus Frrokun, një këngë që u fol se ata ia dedikuan njëri-tjetrit dhe ndjenjës që kishte lindur mes tyre.

Nuk zgjati shumë dhe Anxhela na shfaqet në superformë dhe me shumë kilogramë më pak, në setin e ri artistik të fotove që ka realizuar me bikini në breg të detit. Shumë e kanë komentuar këtë dalje të re si “rinim” të Anxhelës, duke nisur me pyetjet për t’i zbuluar sekretin e këtij ndryshimi të madh.

Anxhela i ka shoqëruar fotot e reja me statusin se jeta e saj është perfekte dhe ndaj duket kaq bukur, po nuk kanë munguar ngacmimet për moshën, duke e detyruar Anxhelën të reagojë. Duke qenë se prej vitesh këndon në skena të ndryshme dhe mbahet si një nga zërat më të bukur që këndon live, ndjekësit i kanë komentuar moshën dhe kanë qenë të shumtë ata që mendojnë se është e madhe në moshë, nisur nga fakti se ka shumë vite në skenë.

E pas gjithë atyre komenteve, këngëtarja ka vendosur të zbulojë sa vite i ka mbi supe. Edhe pse duket sikur ka një jetë në skenë që këndon, Anxhela Peristeri është vetëm 33 vjeçe dhe e quan veten “në lule të moshës”.

“Për të gjithë ata që më shkruajnë sa vjen e rinohesh ose që ngatërrohen me moshën time për shkak të viteve të shumta në skenë, jam 33 vjeçe dhe as jam rinuar e as jam plakur, jam thjesht në lule të moshës. Ju dua shumë!” ka shkruar Anxhela në një postim në “Instastory”.

Ajo nuk ka qëndruar duarkryq as ndaj atyre që e kanë akuzuar se duket kaq bukur në sajë të “photoshop-it”. “Ç’të ka ndodh me dorën e majtë?” i komentonte një ndjekës, i pasuar nga të tjerë. “Ça ka dora e majtë? Ta pres? Është shkrepja, zemër, se photoshop në dorë s’kam pse përdor, por më pëlqeu shumë fotoja në përgjithësi dhe doja ta ndaja me ju”, u përgjigj ajo, pa u marrë me dyshimet e tyre për këtë elegancë, nëse është dobësuar vërtet apo duket thjesht në foto.

Nuk dihet se si po shkon lidhja e përfolur me Mateus Frrokun, duke qenë se nuk u pa në krah të tij në udhëtimin e fundit që bëri në Venecia. Këngëtarët bashkëpunuan për të sjellë një projekt muzikor ritmik, një këngë dashurie me muzikë të Kledi Bahitit.

Klipi muzikor i mbushur me të rinj u xhirua në disa prej vendeve më të bukura të Tiranës, ndërkohë që binte në sy pasioni mes Mateus dhe Anxhelës. Kënga ishte një dedikim për dashurinë e vërtetë, nëse u referohemi vargjeve, ku Mateus i drejtohej Anxhelës: “A e din ti drita jem? Sa vuj unë ty të t’kem. A e di për mu sa vlen? E si unë tjetër s’gjen”.

Ndërsa Anxhela ia kthen: “S’kam dasht me ta tregu, ça m’bën kjo zemra jem. A e din sa t’kam kërku? E tjetër nuk du t’kem”. Në refrenin e këngës ata këndonin bashkë të njëjtat vargje, ndërsa shprehen: ”Do ta them unë ty sa herë, Sa herë malli mu më merr, Bëhu kënga imee, Se ti je muza jem, Zemrën ti ma shkrive, Se t’kom dashni përjetë”.

Për linçimin e këngës, Mateus ndau me ndjekësit një foto në makinë me Anxhelën, ku dukeshin të dy shumë në formë pas betejës që fituan me kilet e humbura. Kujtojmë që këngëtari i njohur pak kohë më parë deklaroi publikisht ndarjen nga e fejuara, me të cilën pati një lidhje 9-vjeçare. Ndërsa Anxhela Peristeri vitin e kaluar u përfol për një fejesë të mundshme, po në fund të vitit.

Këngëtarja nuk përmendi kurrë një emër, por gjatë një interviste televizive iu përgjigj thashethemeve me deklaratën se: ”Nuk është turp të dashurosh”. Nga ana tjetër, në foton që Mateus postoi me Anxhelën shoqëruar me një trëndafil të kuq, ai bëri dedikimin “Drita jem”. Nuk mungojnë komentet, ku mes tyre ka nga ata që u thoshin: “Të trashëgoheni!” Le të shohim nëse kënga që Anxhela publikoi pas klipit të tyre “Maraz”, ka lidhje me ndonjë brengë dashurie apo jo.
Panorama Plus



  • bici2

Anxhela Peristeri Marazi Mateus Frroku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.