Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Debati për listat e PD-së, Salianji: Kam brenga, por t’i japim një shans Shqipërisë

16:27 / March 13, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
476910554 1187446679407058 6025267162490383074 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar përmes një mesazhi nga qelia, një ditë pas dorëzimit të listave për kandidatët për deputetë. Ai ka shprehur zhgënjimin për pamundësinë e tij për të qenë pranë strukturave të PD në këtë kohë. Nga ana tjetër bën thirrje për unitet dhe luftë kundër qeverisë Rama.

Postimi i plotë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë. Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar, secili mund te beje listen e vet. Aq më tepër kjo në Partinë Demokrarike që ka shumë karaktere, ka debate, ka qendrime, ndryshe nga kundërshtarët ku shumica kalon në një matricë nga ku dalin qofte që mendojnē si kryetari.

Edhe unë, kam objeksionet e kontestimet e mia të cilave do u kisha qendruar, nëse nuk do të isha izoluar përdhunshëm duke mu privuar liria fizike dhe pasioni i madh për politkën, shërbimin publik dhe marrëdheniet njerezore e miqesore duke me hequr mandatin dhe ndaluar 1 dite para shpalljes se listave edhe mundesine për rikandidim.

Qëndrimet e mia per vleresimet e kontributeve, sakrifikuesve, qendrestarëve, dhe mbështetje personalaliteteve dhe njerezve që janë kolona dhe energjia e demokrateve ne qender dhe baze, do t’i kisha dhënë në mbledhjet e strukturave. Distanca e izolimi nuk më pengon ama të jem empatik. Prandaj duke uruar ekipn fitues te kandidateve, sot jam dhe e ndjej dhimbjen dhe pafuqinë njësoj si shumë miq që kanë dhënë e japin shume per PD, të cilët meritonin vleresim me të madh.

Jam me ta, e jam i bindur, dhe do doja që kjo fjalë nga qelia 6 të ishte ngushëllim e garanci; asnje gram djerse e derdhur nuk do shkojë dem, asnjë kontribut nuk zhbehet, nuk zerohet. Politika është maratone e momentet kur duket sikur je fundosur apo padrejtesia të ka vene perfund, në fakt jane baza e fortë për forcim e ringritje. E kam provuar personalisht shumë herë e përherë jam ringritur me i fortë, betejat të forcojnë, askush nuk duhet të dorëzohet nëse do të ketë sukses.

Demokratët nuk harrojne sakrificat e askujt dhe busulla e tyre është më e sakta. Kjo është vetëm një etapë që u mbyll sot. Nga ky moment nuk na lejohet të shpenzojmë energji me brenga. Duhet të gjithë bashkë të jemi motorrët e pandalshëm të fushatës. Me kreditet e me reputacionin e njerezve që kanë dhene pa marrë, te tregojmë që një Shqipëri më e mirë, normale, me sundim ligji, me meritokraci e barazi mundesish, me fokusin tek ekonomia dhe shqetësimet e hallet e çdo qytetari, është interesi që na udhëheq, e jo arritjet personale.

Lufta ndaj haremit të Gadaf Ramës dhe rrezimi i qeverise më të kriminalizuar dhe korruptuar ne historine e Shqipërisë, është mision kombetar. Kjo është më e madhe se secili nga ne, dhe një motivim i pashtershëm. Bashkimi dhe lufta ndaj qeverise dhe mbeshtetja tek njeri-tjetri do e bëjë të mundur rotacionin jetik me 11 Maj.

Ju e dini mirë. Nëse do isha ne kushte te tjera do ju permendja me emer një për një e do ju çmoja nga fillimi në fund çdo kontribut. Sot ju dergoj perqafimet dhe ju them që ndjej siç ju ndjeni shansin e padhenë, mosrealizimin, ndalimin e një projekti apo aspirate. Por ketë herë duhet t’i japim mundesi Shqipërisë, me luftën për çdo votë për Partinë Demokratike dhe Opozitën.

11 maj Debat ervin salianji lista PD zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.