Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Putin vë në pikëpyetje armëpushimin

13:15 / March 14, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Putini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shpresat për një armëpushim të ndërmjetësuar nga SHBA-ja në Ukrainë po lëkunden pas pikëpyetjes së madhe që Vladimir Putin ngriti mbi gjasat e uljes së armëve për një muaj.

Shefi i Kremlinit një sërë kushtesh të vështira që kërkohen që Moska për ta marrë pushim zjarrin në konsideratë.

“Ideja ne vetvete është korrekte, dhe ne e mbështesim. Por vazhdojmë te mendojmë se kjo ndërprerje e luftimeve duhet të jetë e tillë që të çojë në paqe afatgjatë dhe të eliminojë shkaqet fillestare të kësaj krize”, tha Putin.

Donald Trump i cili ishte edhe ai që kërkoi pauzën 30 ditore në luftime e cilësoi përgjigjen e Putinit të mirëpritur, por “të paplotë”. Reagimi i shefit të Kremlinit nuk bind nga ana tjetër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky tha se përgjigja e Putinit ishte “manipuluese” dhe bëri thirrje për më shumë sanksione ndaj Rusisë për të detyruar një marrëveshje.

“Putin nuk guxon t’ia thotë hapur presidentit të SHBA-së Donald Trump, që do ta vazhdojë luftën. Dhe përse ata në Moskë një ide për armëpushimin e ndërlidhin me kushte të tilla, në mënyrë që të mos mund të arrihet asgjë ose që sa më gjatë të jetë e mundur kjo të mos arrihet. Ky është një truk i shpeshtë i Putinit, që nuk flet qartazi për të bërë gjithçka të mundshme po për ta shtyrë ose për ta bërë të pamundur atë”, tha Zelensky.

Ndërkohë, SHBA po vendos më shumë kufizime në sektorët e naftës, gazit dhe bankar të Rusisë. Si Rusia ashtu edhe Ukraina raportuan sulme të reja me dronë të palës tjetër gjatë natës. Zyrtarët rusë thanë se Putini pritej të zhvillonte bisedime me të dërguarin e posaçëm kryesor të Trump, Steve Witkoff të enjten në mbrëmje, por nuk është e qartë nëse takimi ka ndodhur vërtet.

armepushim Lufta putin trump zelensky
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“U trondita kur i pashë në faqe +18!”/ Zbardhet dëshmia e Adrian Hilës: Kamerat i vendosa për… Ka qenë me dëshirën e palëve

23:02 / October 1, 2026

Kompozitori Adrian Hila në Policinë e Tiranës, po merret në pyetje nga Krimet Kibernetike

22:20 / October 1, 2026

Rama publikon foton me presidentin amerikan Donald Trump dhe ironizon: Ndoshta s’del që është AI

21:37 / October 1, 2026

Tragjedi, 8 studentë mbyten në det gjatë një ekskursioni

21:16 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.