Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Kjo është pasuria e deklaruar të kryegjyqtarit të Shkodrës, Arben Zefi

12:03 / January 7, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zefi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që ka kryer hetimin administrativ për Zefin përfaqësohet nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja.Arben Zefi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994. Ai ka punuar prej më shumë se 15 vitesh si gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Shkodër dhe prej vitit 2014 është emëruar kryetar i kësaj gjykate.

Në janar 2018, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj kërkoi procedim disiplinor për kryegjyqtarin e Shkodrës, me argumentin se ai nuk kishte dërguar në Tiranë një vendim penal të formës së prerë ndaj kancelarit të Gjykatës së Shkodrës. Zefi u përgjigj asokohe se dënimi i kancelarit i përkiste vitit 2012, ndërkohë që ai e kishte marrë detyrën e kryetarit të gjykatës në vitin 2014.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Arben Zefi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Zefi zotëronte pasuri me vlerë 3.5 milionë lekë në vitin 2003. Referuar deklaratës së parë të dorëzuar në ILDKPKI, ai zotëronte një apartament me vlerë 1.9 milionë lekë si dhe një autoveturë.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e kreut të Gjykatës së Shkodrës është dyfishuar, duke kapur vlerën e 7.9 milionë lekëve. Pasuria ndahet në një apartament me vlerë 5 milionë lekë, likujditete në bankë prej 1.3 milionë lekësh, rreth 848 mijë lekë kursime cash dhe automjet me vlerë 700 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese 2004-2017 janë 29.8 milionë lekë. Mbi 90 për qind e të ardhurave ka si origjinë pagën nga funksioni i gjyqtarit si dhe pagën e bashkëshortes.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik rezulton një deklaratë me diferenca të vogla negative dhe 13 deklarata të tjera pa probleme.

Më konkretisht në vitin 2005, gjyqtari Zefi deklaron se ka blerë një apartament me sipërfaqe 132 metra katrorë me vlerë 5 milionë lekë, për të cilin kishte paguar një vit më parë paradhënie prej 1.5 milionë lekësh dhe 5 mijë dollarësh. Në këtë vit, gjyqtari rezulton me një diferencë negative prej 11 mijë lekësh, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet e konsumit familjar vjetor.

BIRN ka identifikuar gjithashtu si “flamur të kuq” faktin se për të paguar paradhënien për apartamentin, subjekti deklaron se i ka tërhequr likuiditetet nga dy llogari bankare, por ato nuk rezultojnë të deklaruara në vitin 2003.

Ndërsa në vitin 2007, gjyqtari Zefi deklaron se ka marrë një kredi bankare prej 50 mijë eurosh, por nuk ka dhënë arsye për objektin e kësaj kredie dhe përdorimin e saj.

pasuria

arben pasuria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Forbes: Pasuria e miliarderëve rusë rritet me 11% pavarësisht embargos, arrin në 696.5 miliardë dollarë

10:31 / April 23, 2026

Samir Mane forcon pozitat në listën Forbes, sa ka shkuar pasuria e tij

21:58 / March 11, 2026

Hapen testamentet e stilistit Giorgio Armani

19:39 / September 11, 2025

Selena Gomez debuton në listën e Forbes, ja gratë më të pasura të Amerikës

15:25 / June 8, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.