Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Rama duke pirë kokainë”/ Ja ku e gjeti Berisha foton që publikoi në ‘Opinion’

12:40 / May 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto Screenshot 171558642394
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të enjten në “Opinion”, ish-kryeministri Sali Berisha arriti kulmin e audiencës televizive në momentin kur shfaqi në telefonin e tij një foto të Kryeministrit Rama duke marrë kokainë duke e drejtuar telefonin nga kamerat.

Fill pas këtij momenti ka ardhur edhe ndërhyrja e parë nga moderatori Blendi Fevziu i cili kundërshtoi me forcë atë foto duke u shprehur se ajo foto ka qarkulluar dhe herë të tjera dhe se është montazh.

Por Berisha ka insistuar për vërtetësinë e saj edhe pse ka hasur edhe kundërshtinë e fortë të panelit të gazetarëve të ftuar në emision.

Por si qëndron e vërteta e fotos që publikoi Berisha?

Kjo foto është publikuar në tetor të vitit 2018 nga portali informativ grek ‘in.gr’. Pas publikimit të lajmit, pak ditë më vonë ai u fshi nga web-news-i in.gr pasi u has me një valë kritikash dhe akuzash nga opinion publik, media të tjera dhe gazetarë grek për prodhim lajmesh të sajuara dhe fotomontazhesh të ulëta duke cënuar integritetin dhe imazhin e një personi publik pas asnjë fakt dhe argument.

Kundëpërgjigja e parë vjen nga portali: http://Ellinikahoaxes.gr i cili shkruan:

“Portale të mëdha informative [in.gr] po përhapin imazhe të rreme ku shihet që Edi Rama perdor kokainë.

Një tjetër qëndrim i ashpër vjen nga gazetari Damian Mac i cili shprehet se ” Nuk ka shpresë: Ta Nea dhe in.gr janë ndër faqet e internetit që publikuan këtë foto të rreme të kryeministrit shqiptar Edi Rama duke përdorur kokainë. Unë shpresoj që ai t’i padisë ata.

Pra kjo histori e ‘gatuar’ në kuzhinën informative greke u servir nga Ish-Kryeministri Berisha në “Opinion”. / tirananews.al



528eff14 3f5c 40d4 bd2b 50d873e00d57

kokaine Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.