Kryeministri Edi Rama komentoi nga Lushnja protestën modeste të PD-së për mbylljen e TikTok-ut. Ai e konsideron të pakonceptueshme thirrjen e Berishës për të rinjtë që të ishin pjesë e protestës për rikthimin e platformës.
”Nuk vjen njeri të thotë do çliroj TikTok dhe do shkrij SPAK, si mund të thotë një forcë politike kalamajve që hajdeni në protestë.
Lexo edhe :
[custom-related-posts]Futja në BE ndryshon gjithçka ndryshon raportin tonë me historinë. Është e pakonceptueshme që një forcë politike t’u thotë fëmijëve mos shkoni në shkollë se do çlirojmë TikTok-un. Ne i kemi bërë vend vetes dhe s’duhet të kapim trenin për 11 maj.
S’hyjmë dot ne me grupime që s’dimë ku i kanë këmbët, me një pazar oriental qylymash, s’mund ta bëjmë këtë gabim në 11 maj. Mbyllja ka filluar, teknikisht nuk është si mbyllje dritash, në një periudhë 10-15 ditë do të jetë black out”,-tha Rama.
