Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Serbia reagon për aleancën Kroaci-Shqipëri-Kosovë: Shqetësuese

21:32 / March 18, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
deklarate
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kosova, Shqipëria e Kroacia sot kanë nënshkruar Deklaratën e Bashkëpunimit Trepalësh Ushtarak. Kryeministri Albin Kurti Kurti, deklaratën më lartë e ka cilësuar si hap jashtëzakonisht të rëndësishëm për sigurinë dhe paqen në rajon. Por, reagim i ashpër ka ardhur nga Ministria e Jashtme e Serbisë duke u shprehur se do të kërkojë përgjegjësi nga Kroacia e Shqipëria.

Në reagimin e bërë në rrjetin “X”, MPJ e Serbisë thotë “do t’u dërgojë një kërkesë urgjente Ministrive të Punëve të Jashtme të Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Shqipërisë për një shpjegim të detajuar në lidhje me nënshkrimin e memorandumit trepalësh për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes”.

Më tej, kjo ministri e quan Serbinë si “garantues të paqes dhe neutralitetit ushtarak në Ballkan”, dhe kërkon përgjigje për natyrën dhe qëllimet e këtij bashkëpunimi të sigurisë.

“Është veçanërisht shqetësues fakti që kjo aleancë ushtarake po krijohet pa konsultim me Beogradin…. që paraqet kërcënim për sigurinë për popullin serb dhe mbarë rajonin”, thuhet në reagim.

Aleanca deklarate kroaci-shqiperi-kosove Reagim Serbia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Bardhi: Synimi është ta bëjnë SPAK-un ‘steril’, t’i ngushtojnë hapësirën për hetimin e korrupsionit 

13:44 / October 1, 2026

Veliaj letër Kuvendit për Hartën e re Territoriale, kërkon pezullimin e shqyrtimit përfundimtar të projektligjit

12:28 / October 1, 2026

Specialja zgjat paraburgimin e Hashim Thaçit në rastin për pengim të drejtësisë

12:12 / October 1, 2026

Gjejnë përgjues në qeli, të burgosurit shqiptarë përleshen me policinë italiane, videoja transmetohet në TikTok

09:08 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.