Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

DASH përgënjeshtron Berishën! Yuri Kim me detyrë të re

21:17 / March 20, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim është emëruar në postin e Këshilltares së Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi, në Departamentin amerikan të Shtetit (DASH).

Lajmi vjen i konfirmuar nga vetë DASH, një ditë pasi në Shqipëri shpërthyen zërat se ajo ishte shkarkuar nga posti që mbante, madje dhe sipas zërave nga Partia Demokratike, ishte vënë nën hetim.

Sali Berisha dhe media e familjes së tij gënjyen dhe shpifën pa kursim për ish-ambasadoren Kim, duke thënë se kjo e fundit është shkarkuar nga Departamenti i Shtetit dhe është nën hetim. E vërteta rezulton të jetë komplet e kundërta. Yuri Kim vazhdon të vlerësohet pozitivisht edhe gjatë administratës Trump, me detyra të reja, të larta. 

Profili i ish-ambasadores Kim në uebfaqen e DASH u fshi për një ditë, duke bërë që të shpërthejnë spekulimet se ajo ishte larguar. Por mesa duket, kjo ka ndodhur për të përditësuar të dhënat e saj me postin e ri që do të mbajë.

Si këshilltare e Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi, Kim do të mbajë këtë post të ri të krijuar së fundmi, mesa duket i inspiruar nga Departamenti i Efiçencës së Qeverisë, së Elon Musk.

Njoftimi i DASH për ish-ambasadoren Kim:

Yuri Kim është Këshillare e Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike. Më parë, ambasadorja Kim ishte Zëvendës Ndihmës Sekretare Kryesor i Byrosë nga viti 2023 deri në vitin 2025.

Një diplomate karriere, ambasadorja Kim ka punuar në sfidat kryesore të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në Europë, Azi dhe Lindjen e Mesme. Ajo ishte ambasadore e SHBA në Republikën e Shqipërisë nga viti 2020 deri në vitin 2023, e emëruar nga Presidenti Trump dhe në vazhdim nën Presidentin Biden. Para kësaj, ajo ishte drejtore e Çështjeve të Europës Jugore, përgjegjëse për Turqinë, Greqinë, Qipron dhe rajonin e Mesdheut Lindor; drejtore e Qendrës për Studimin e Sjelljes së Diplomacisë; dhe drejtore e Zyrës së Sigurisë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake, përgjegjëse për NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Ajo ishte Shefe e Shtabit të Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe, më herët në karrierën e saj, Asistente Speciale e Sekretarit Colin Powell. Ajo ishte gjithashtu një anëtare e delegacion të SHBA në Bisedimet Gjashtëpalëshe për çështjen bërthamore të DPRK-së. Detyrat jashtë shtetit përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën. Yuri Kim ka një B.A. nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një M.Phil. nga Universiteti i Kembrixhit. Ajo u rrit në ishullin Guam.

image 14

Berishen DASH detyre e re pergenjeshtron Yuri Kim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.