Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Panairi në Fier, zv.kryeministrja Balluku: 800 pozicione pune nga ndërtimi në hoteleri-turizëm

17:55 / March 21, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
485489720 18141362296379257 5505433863390428303 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv/kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë në Panairin e Punës dhe Aftësive, që u çel sot në sheshin kryesor të qytetit të Fierit. 50 kompani rajonale që operojnë në fusha të ndryshme, pjesëmarrëse në panair, ofruan 1800 vende të lira pune, duke zgjuar interesin e qindra qytetarëve të të gjitha moshave.

Balluku tha se punësimi dhe kualifikimi i punonjësve, mbetet një prioritet, për të cilin po punohet ngushtësisht edhe me kompani të cilat kanë nevojë për punonjës.

”Është një ditë e rëndësishme në Fier, pasi Agjencia e Kombëtare e Punësimit ka organizuar një ndër panairet e punës më të suksesshëm në të gjithë Shqipërinë. Nga pjesëmarrja duket që ka shumë djem e vajza të interesuar për vendet e punës. Janë shpallur 1800 pozicione pune nga më shumë se 50 kompani rajonale që operojnë në fusha të ndryshme, kemi parë në ndërtim, linja prodhimi, arsim dhe hoteleri turizëm”, u shpreh Balluku.

Balluku shton se vetë ata që kërkojnë punë janë pak skeptikë dhe dyshues sa i përket aftësisë së një panairi për t’i punësuar.

”Nga bisedat që kemi zhvilluar me kompanitë pjesëmarrëse, kemi kuptuar se oferta është e vërtetë dhe të gjitha kontaktet që janë vendosur mes të interesuarve dhe përfaqësuesve të kompanisë, do kalojnë në fazë intervistimi, për të konkluduar më pas me kontratat dhe përmbushjen e kushtet”, tha Balluku.

belinda balluku Fier hoteleri panair Turizëm
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.