Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Papa Françesku lë spitalin! Mjekët: Ka rënë në peshë, por nuk kishte Covid

12:54 / March 23, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
papa1 sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Papa Françesku pritet dalë sot nga spitali, teksa doktorët kanë thënë se atij do t’i nevojiten edhe dy muaj pushim.

Ati i Shenjtë, 88 vjeç, ishte shtruar në spitalin “Xhemeli” të Romës më 14 shkurt, pasi pati vështirësi në frymëmarrje për disa ditë. Fillimisht ai u trajtua për bronkit përpara se të diagnostikohej me pneumoni në të dyja mushkëritë.

Papa zakonisht e bën lutjen e përjavshme të dielave në sheshin e Shën Pjetrit, por ai nuk ka qenë në gjendje ta bëjë këtë që prej datës 9 shkurt, para se të shtrohej në spital.

Vatikani ka thënë se nuk pritet që lutja e Françeskut të mbahet këtë të diele, për arsye se atij i duhet ende kohë për t’u rikuperuar nga pneumonia, por ka shtuar se ai do të dalë në dritare për t’i përshëndetur besimtarët.

Gjatë kësaj periudhe, “mjekët e kanë këshilluar të shmangë takimet në grup me njerëz që ndoshta kanë fëmijë dhe për këtë arsye mund të bartin viruse dhe infeksione”, shpjegoi ekipi mjekësor.

Ata kanë konfirmuar se gjatë qëndrimit në spital Papa ka humbur peshë, por kanë mohuar që ai të ketë qenë i prekur nga Covid. “Papa nuk kishte Covid dhe nuk ka diabet”, siguroi profesor Sergio Alfieri, duke nënvizuar se “ai kishte disa viruse poli-mikrobike. “Është e dukshme që Papa ka rënë në peshë, edhe pse ne nuk e kemi peshuar. Megjithatë kjo është normale dhe nuk na shqetëson. E rëndësishme për ne është që ai ka filluar të hajë në mënyrë progresive”, deklaruan mjekët e tij.

covid mushkeri papa francesku spitali Vatikan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

08:39 / February 10, 2026

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.