Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Breshëri dronësh në Ukrainë, shtatë të vdekur nga sulmet ruse

14:05 / March 23, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
55 sd 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të paktën shtatë persona janë vrarë pasi Rusia lëshoi një breshëri dronësh në mbarë Ukrainën më 23 mars, thanë zyrtarët lokalë ukrainas dhe shërbimet e emergjencës.

Sulmet, përfshirë në kryeqytetin ukrainas, Kiev, vijë para negociatave për armëpushim në Arabinë Saudite, kur Ukraina dhe Rusia pritet të mbajnë bisedime indirekte, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, më 24 mars për të diskutuar për një pezullim të sulmeve me armë me rreze të gjatë veprimi ndaj ndërtesave të energjisë dhe infrastrukturës civile.

Delegacioni ukrainas pritet të takohet me zyrtarët amerikanë në Arabinë Saudite, një ditë para bisedimeve indirekte, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ukraina planifikon të dërgojë ekipe teknike për të diskutuar për detajet e armëpushimit të pjesshëm.

Rusia ka lëshuar 147 dronë në mbarë Ukrainën, sipas Forcave Ajrore ukrainase. Mbrojtjet ajrore ukrainase kanë rrëzuar 97 dronë dhe 25 të tjerë nuk arritën caqet e tyre për shkak të masave të ndërmarra nga Ukraina, tha ushtria. Sulmet goditën rajonet e Harkivit, Sumit, Çernivihit, Odesës dhe Donjeckut, por edhe Kievin.

Tre persona, përfshirë një fëmijë pesëvjeçar, u vranë dhe dhjetë të tjerë u plagosën gjatë sulmeve me dronë në Kiev, tha administrata ushtarake e qytetit. Alarmet për sulme ajrore janë dëgjuar në mbarë kryeqytetin ukrainas për mbi pesë orë. Dronët rusë që nuk u arrit të rrëzoheshin, po fluturonin në një lartësi më të ulët, duke shmangur mbrojtjet ajrore. Këto fluturaket u përplasën në ndërtesa banimi.

Dy ndërtesa banimi në qarkun e Dnipros u përfshin nga zjarri për shkak se mbi to ranë copëzat e dronëve të rrëzuar, tha kreu i administratës ushtarake të Kievit, Tymur Tkachenko. Një grua u vra si pasojë e zjarrit në ndërtesën prej nëntë katesh, thanë shërbimet e emergjencës.

Edhe një person u vra pasi një depo u përfshi nga zjarri në Holosivski.

Ndërkaq, katër persona të tjerë u vranë si pasojë e sulmeve ruse në rajonin e Donjeckut, tha guvernatori rajonal, Vadym Filashkin, përfshirë tre që vdiqën pas një sulmi ajror në qytetin Dobropilja, që gjendet në vijën e frontit.

Përmes një deklarate në rrjetet sociale, presidenti ukrainas Zelensky, tha se sulmet sikurse ai në Kiev janë ngjarje të përditshme në Ukrainë.

“Vetëm gjatë kësaj jave, mbi 1.550 bomba, pothuajse 1.100 sulme me dronë dhe 15 raketa të llojeve të ndryshme janë përdorur kundër njerëzve tanë. Kërkohen zgjidhje të reja dhe presion ndaj Moskës për të ndalur këto sulme dhe këtë luftë”, tha ai.

Po ashtu, më 23 mars Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ka rrëzuar 59 dronë ukrainas gjatë natës, përfshirë 29 mbi rajonin e Rostovit dhe 20 të tjerë mbi atë të Astrakanit. Në Rostov, një person u vra dhe një veturë u dogj pasi u godit nga një dron ukrainas, tha guvernatori i përkohshëm i kësaj zone, Yuri Slyusar. /REL

arme drone Lufte ukraina viktima
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.