Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Turistët e huaj sollën gati 5 mld euro në 2024

08:45 / March 26, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
leke 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çdo vit që kalon Shqipëria po shënon një rekord të ri sa i përket turizmit.

Të dhënat e fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë për bilancin e pagesave bënë të ditur se shpenzimet e udhëtimit nga të huajt në Shqipëri arritën një nivel 4.99 miliardë euro, me një rritje prej 19.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ky është rekordi i të ardhurave i regjistruar ndonjëherë në vend dhe shumë më i lartë sesa përpara pandemisë, kur në 2019-n, prurjet e të huajve ishin rreth 2 miliardë euro.

Sipas tremujorëve, fluksi më i lartë ishte në tremujorin e tretë, me 1.9 miliardë euro, që përkon me kulmin e sezonit turistik. Për herë të parë dhe gjatë tremujorit të dytë dhe të katërt flukset ishin mbi 1 miliard euro (1.16 dhe 1.13), duke treguar për një shtrirje të turizmit përtej sezonit tradicional.

Të dhënat e tjera të INSTAT bënë të ditur se në vend në 2024-n në vend hynë një rekord prej 11.7 milionë shtetasish të huaj, me rritje 15.2% me bazë vjetore.

Megjithatë, muajt e parë të këtij viti po japin shenja për një ngadalësim të rritjes së turizmit në vend.

Edhe shqiptarët shpenzime rekord jashtë

Ndërsa të huajt po zbulojnë Shqipërinë, shqiptarët po udhëtojnë gjithnjë e më shumë jashtë, të nxitur dhe nga biletat e lira dhe shtimi i destinacioneve direkte. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se shpenzimet e shqiptarëve jashtë ishin 2.7 miliardë euro, me rritje prej 15.6% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Të dhënat e tjera të INSTAT bënë të ditur se në 2024-n, daljet e shqiptarëve jashtë arritën në gati 7.9 milionë me rritje 14% me bazë vjetore.

Bilanci pozitiv prej 2.3 miliardë eurosh

Ndryshe nga mëse një dekadë më parë, kur bilanci i turizmit ishte afër zeros, me të huajt në Shqipëri që shpenzonin gati sa shqiptarët jashtë, vitet e fundit situate është përmbysur, si rrjedhojë e fluksit të lartë të të huajve që po vijnë në vend. Në 2024-n, bilanci i udhëtimeve ishte pozitiv prej 2.3 miliardë eurosh, me rritje gati 25% me bazë vjetore./ Monitor

fitim shpenzime Shqiperi te ardhura turiste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.