Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hetohet në Gjermani për ‘Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’, sekuestrohen pasuritë e një personi në Tiranë

10:30 / March 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
prokuroria tirane 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u sekuestruan pasuritë e shtetasit I.D., i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, për veprat penale ‘Trafik i lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtje dhe shitje e armëve luftarake dhe municioneve’ parashikuar nga Kodi Penal Gjerman.

Në kuadër të hetimit pasuror nr.01, të datës 17.01.2024, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë ka vërtetuar se shtetasi i mësipërm është nën hetim nga autoritetet gjermane për veprën penale “Trafik i lëndëve narkotike”, vepër penale e cila është objekt i ligjit nr.10192.

Nga hetimi pasuror për shtetasin I.D. dhe familjarët e tij për periudhën 2011-2024, rezultoi se vlera e të ardhurave të këtij shtetasi, është më e vogël se vlera totale e investimeve dhe shpenzimeve vetjake të kryera prej tij.

Duke marrë në konsideratë rezultatet e hetimeve pasurore të kryera në lidhje me shtetasin I.D. dhe të afërmve të tij, provohet se ai ka qenë i përfshirë në veprimtarinë kriminale ‘Trafik i lëndëve narkotike’
dhe nga kjo veprimtari ka krijuar pasuri të cilat nuk justifikohen me nivelin e të ardhurave dhe veprimtaria e ligjshme e këtij shtetasi.

Për këto arsye, në bazë ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi sekuestrimin e pasurive dhe gjykata pranoi sekuestrimin e pasurive të mëposhtme:

– Pasuria e paluajtshme nr.116/27, lloji arë me sip 850 m2 ndodhur në Zall Herr Tiranë;
– Pasuria apartament, me sip.113.8m2, e ndarë në sip.77.7m2 neto, 11.3m2 sipërfaqe e përbashkët dhe 24.8m2 verandë; dhe
– Pasuria njësi, me sipërfaqe bruto 98.8m2, si dhe 2 postet e parkimit me numra P53 dhe P54, të porositura sipas kontratës.

gjermani lende narkotike Pasuri sekuestrim Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.