Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kartë e Identitetit tani del për vetëm 3 ditë

10:30 / March 28, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2637 1024x613 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Koha e pajisjes me letërnjoftim ose ID Card reduktohet ndjeshëm. Risia është lançuar nga IdentiTek, kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve biometrike, duke sjellë një shërbim të ri për qytetarët shqiptarë, përkatësisht e identitetit të shpejtë.

Falë këtij shërbimi, përmes një pagese prej 3 mijë lekësh, çdo qytetar mund të pajiset me letërnjoftim elektronik brenda 3 ditësh.

Shërbimi është krijuar për të lehtësuar dhe përshpejtuar procesin e aplikimit, duke u ardhur në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë urgjente për dokumentin e tyre të identifikimit. Procedura e përshpejtuar është veçanërisht e dobishme për emigrantët, të cilët qëndrojnë për pak ditë në Shqipëri, si edhe për të gjithë ata që kanë nevojë të marrin shpejt kartën e tyre të identitetit, qoftë për arsye personale, profesionale apo administrative.

Në vijim të angazhimit për inovacion dhe lehtësimin e aksesit në shërbime, IdentiTek, në varësi të Ministrisë së Brendshme, synon të jetë sa më pranë qytetarëve, duke ofruar produkte e shërbime, të cilat përmirësojnë jetën e tyre.

Aplikimi kryhet në çdo zyrë IdentiTek në të gjithë Shqipërinë. Procedura është e thjeshtë:

Blini kuponin (me procedurë të përshpejtuar);
Merrni me vete dokumentin e vjetër ose vetëdeklarimin e humbjes/vjedhjes nga e-Albania;
Bëni aplikimin në një nga zyrat e IdentiTek;
Tërhiqni kartën e re po aty ku keni bërë aplikimin.
Ky shërbim është i aksesueshëm për të gjithë qytetarët shqiptarë, duke përfshirë:

Ata që pajisen për herë të parë me letërnjoftim elektronik;
Ata që rinovojnë dokumentin e skaduar;
Ata që kërkojnë zëvendësim për shkak të skadimit, dëmtimit apo humbjes.

IdentiTek karte identiteti periudha risi Shqiperi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.