Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Presidenti Begaj mesazh urimi për gjithë besimtarët myslimanë

12:15 / March 30, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1596
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin, festë e cila shënon mbylljen e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Mesazhe të veçanta Kreu i Shtetit u përcolli klerikëve gjatë vizitave që zhvilloi në institucionet e komunitetit mysliman dhe atij bektashi në Tiranë.
Presidenti Begaj i nisi vizitat me Xhaminë e Madhe e Tiranës, ku u prit nga Myftiu i kryeqytetit, Imam Bilal Teqja.

Presidenti u shpreh se hapja e dyerve të kësaj xhamie përmbushi kërkesën disavjeçare të besimtarëve, për të cilët ky ishte Ramazani i parë me Xhami të Madhe, e cila pret edhe turistë të shumtë, siç bëri me dije Myftiu i Tiranës.
Presidenti theksoi rëndësinë e unitetit mes besimtarëve dhe gjithë shqiptarëve, bashkë me urimin që devotshmëria e treguar gjatë këtij muaji të vijojë deri në ardhjen e Ramazanit tjetër. I shoqëruar nga Myftiu i Tiranës, Kreu i Shtetit përshkoi në këmbë rrugën drejt selisë së Komunitetit Mysliman Shqiptar, ku u prit nga Kryetari Bujar Spahiu, të cilit i përcolli urime për Fitër Bajramin, duke u shprehur: “Gëzuar Fitër Bajramin! Qoftë kjo ditë e shënuar një ditë solidariteti, një ditë mirësie për të gjithë shqiptarët. Fjalët e Kuranit Famëlartë dhe të urtit, Profetit Mohamed, le të shërbejnë për çdo shqiptar, për çdo besimtar, si shembull frymëzimi në jetën e përditshme, të jemi solidarë me njëri-tjetrin, t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit, të ndihmojmë familjet në nevojë e të jemi të bashkuar në shërbim të interesit tonë madhor, në shërbim të interesit të harmonisë qytetare, të dialogut ndërfetar”, – theksoi Kreu i Shtetit.
Këtë Bajram të Madh Presidenti uroi edhe besimtarët bektashinj. Ai vizitoi selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, ku u prit nga Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, nga ku përcolli mesazhe mbi vlerat morale që mbajnë një shoqëri larg tundimit për të vrapuar drejt materiales.

Bajram bajram begaj qytetae Ramazan URIM
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.