Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Nga Big Brother në politikë, Ilirjani: Do “thyej” foltoren derisa të më dëgjojnë

19:25 / April 1, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
672 380 1743527591x1 prill ditari ora 16 00 clean 0001 frame 38992 997
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas pjesëmarrjes në Big Brother, Julia Ilirjani është në garë për deputete. Ajo thotë se ka marrë mbështetje nga elektorati gri dhe se synon të përfaqësojë shqetësimet e qytetarëve të zakonshëm. Ajo është në listën e hapur të PD-së në Tiranë për zgjedhjet e 11 majit.

“Ky regjim nuk përputhet me shijet e mia. U futa në reality show për t’u qasur më shpejt me publikun. Dua që fjala liri dhe demokraci të jenë të vërteta dhe funksionale në këtë demokraci kaq të brishtë”,-u shpreh ajo në A2 CNN.

Ajo e sheh veten si një zë të fortë në Parlament, duke premtuar se do të mbrojë interesat e qytetarëve dhe do të denoncojë problemet e tyre ekonomike dhe sociale.

”Veten në parlament e shoh si grua që çoj të gjithë shqetësimet e të përditshmes. Nuk do të flas broçkulla dhe të bëj luftë ndërpersonale me kundërshtarët e mi politikë. Do “thyej” foltoren derisa t’i dëgjojnë mirë ato që do them”.

Duke kritikuar qeverisjen aktuale, Ilirjani theksoi se ekonomia është një ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve. Ajo përmendi rritjen e çmimeve të banesave dhe vështirësitë ekonomike të familjeve shqiptare.

“Lustraxhinjtë e kësaj qeverie janë të paparë. Edhe vendet e punës i marrin me shumë lustra. Ajo që unë shoh vërtet janë disa njerëz më të ngrysur, me më pak para për ata që punojnë me punë të ndershme, 500 euro ka vajtur një garsionere brenda unazës. 800 euro një banesë me qira. Një qytetar më tha; bëj nga 3 punë dhe zihem çdo ditë me gruan se nuk gjejmë harmoni se litari ekonomik po na mbyt çdo ditë”.

julia ilirjani kandidate PD zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.