Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Tarifat e Trump rrisin çmimin e kafes

13:20 / April 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trumpi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Konsumatorët amerikanë përballen me një rritje edhe më të madhe të çmimit të kafesë dhe çokollatave si rezultat i tarifave të reja të presidentit amerikan Donald Trump ndaj prodhuesve më të mëdhenj në botë.

Taksat, të cilat do të godasin importet e kafesë nga Brazili, Kolumbia dhe Vietnami, pritet të rrisin çmimet në dyqane dhe në bare, e kjo në një kohë, kur kostoja e kokrrave të kafesë ishte rritur sakaq në mesin e mungesave të furnizimit. Shtetet e Bashkuara e importojnë pjesën më të madhe të kafesë nga Kolumbia dhe Brazili, prodhuesit më të mëdhenj në botë të kafesë arabike të cilësisë së lartë, por që tan ii nënshtrohet tarifave prej 10 për qind sipas masave të reja. Edhe më drastike janë tarifat mbi kafenë nga Vietnami, një tjetër eksportues i madh në SHBA dhe kombi i Azisë juglindore që konsiderohet prodhuesi kryesor në botë i kafesë më të lira robusta, e përdorur kryesisht për atë që njihet si “kafeja e çastit.

Kona Haque, nga tregtuesi i njohur i mallrave ED&F Man, thotë se është mëse e pritshme që konsumatorët amerikanë të vuajnë pasojat duke marrë parasysh faktin që SHBA-ja është importuesi më i madh i kafesë në botë dhe vendi me nivelin më të lartë të konsumit të saj.

“Tarifat do të rrisin “menjëherë” koston e kafesë së gjelbër për pjekësit, dhe kjo në mënytë të pashmangshme do tu përcillet konsumatorëve”, thotë ekspertja, që kujton se “çokollata dhe kafeja nuk janë si makinat, për të cilat Trump po përpiqet të inkurajojë më shumë prodhim vendas”. “SHBA-ja, thjesht nuk e ka mundësinë ti prodhojë këto produkte”, nenvizoi Haque.

Kompanitë e kafesë në mbarë botën janë goditur sakaq nga çmimet rekord të kafesë për shkak të kushteve të pafavorshme të motit në shumë rajone të globit, përfshirë edhe vetë Brazilin.

cmimi Donald Trump kafe Rritje tarifa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.