Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha për përgjimet e Veliajt: E morët vesh kush është Olsi?

13:55 / April 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bc2641c2 93ec 4462 8784 effb15e8b626 sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë konferencës me gazetarët, kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar përgjigjet që përfshijnë kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg që prej muajit shkurt.

Në përgjime përmendet edhe emri i ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, duke i akuzuar ata për lidhje me krime të rënda.

Berisha e përshkroi situatën si një “shpellë intrigantësh” dhe “njerëz të inkriminuar që i fusin thika njëri-tjetrit.”

Sakaq ai thotë se ‘Olsi’ është Ulsi Manja.

“Së pari, nga publikimet e tij, del mirëfilltas një shpellë intrigantësh, njerëz të inkriminuar që i fusin thika njëri-tjetrit.

Tani, që Erion Veliaj është aty ku është, për krimet e rënda, kjo nuk ka diskutim.

Por Erion Veliaj duhet të jetë me organizatë kriminale, familjare dhe bashkiake, të dyja. I ka të dyja.

Por që me Erion Veliajn, t’i organizohen kurthe nga ministra, kjo është makbethiane, pak ët themi por është makbethiane.

Lëre që e regjistrojnë nga të gjitha anët, dhe pastaj Uluziu… a e morët vesh ju kush është Olsi? Olsi është Uluziu… absolutisht.

Olsi i Altin Hajrit, i dy kostumeve, merrja pak masën, ai e bëri punën mirë, prandaj merrja masën për dy kostume.

Tani, burime 100 përqind të sigurta më informojnë se nuk bëhet fjalë as për Olsi Çelës, as për Olsi Dadon, por për Uluziun.

Kështu që komentet e mia për përgjimet e Erion Veliajt dhe mesazhet e tij tregojnë se kemi të bëjmë me një grup mafioz me pushtet që nuk kanë asnjë rregull, asnjë ligj, asnjë normë”, tha ai.

PD pergjime Sali Berisha Tirane veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ulet çmimi i karburanteve/ Nafta dhe benzina do të shiten 3 lekë më pak

11:22 / June 5, 2026

Skema e kompensimit për fermerët, Malaj: Vlera e përfitimeve ka arritur në 6-6.5 milionë euro

11:20 / June 5, 2026

Të shpallur në kërkim nga SPAK/ Ekstradohen sot nga Dubai 6 të arrestuar, mes tyre dhe anëtarë të grupit të Pepës e bosit të ‘Cincos’

10:23 / June 5, 2026

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi po hyjnë në fazën vendimtare drejt BE-së

10:17 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.