Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha firmos kontratë me Sindikatat: Shqipëria nuk do të ketë asnjë tarifë për mallrat amerikane

11:40 / April 5, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 20250405 WA0010 scaled 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha firmosi këtë të shtunë një kontratë bashkëpunimi me Sindikatat e Bashkuara, të përfaqësuara nga Gëzim Kalaja, të cilën siguroi se do të bëhet realitet brenda 100 ditëve të para të qeverisjes. Berisha tha se ajo kontratë do të zbatohet nen për nen dhe pikë për pikë për naftën, minierat dhe metalurgjinë.

”Do zbatohet me një ndjesë publike ndaj jush sepse nuk po kërkoni asgjë tjetër veçse atë që keni merituar që ditën e parë të daljes tuaj në pension. Ndaj dhe kontrata që firmosim sot për pensionin, për amendimet ligjore, për statusin, iu jap fjalën e nderit që 100 ditët e para të PD-së do të jetë realitet”, tha ai.

Po ashtu Berisha premtoi uljen e taksave për bizneset në 10% dhe do të krijojë mundësi për rritjen e prodhimit vendas. Sa i përket marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lideri demokrat, premtoi që Shqipëria nuk do të ketë më tarifa për mallrat amerikane dhe tha se beson se edhe SHBA do të heqë tarifat për Shqipërinë, duke krijuar një partneritet të fuqishëm dhe të drejtpërdrejtë.

Duke folur mbi elementët kryesorë të programit të PD-së për 4-vjeçarin e ardhshëm, Berisha tha se do të fillojmë me atë që e quajmë paketë e dhembshurisë. ”Kjo është një domosdoshmëri absolute. Ndaj dhe ne kemi vendosur që në 100 ditët e para do kalojmë ligjin për minimumin jetik. Minimumi jetik do të jetë për çdo shqiptar, për çdo pensionist që merr nën 200 euro, për çdo të papunë, për çdo person në ndihmë ekonomike, do jetë 200 euro. Nga ky minimum përfitojnë mbi 560 mijë pensionistë që janë me pensione të pjesshme”, tha ai.

Berisha komentoi edhe ndalimin e kreut të Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi. ”Ky regjim që në vitin elektoral vendos të arrestojë liderët e tre partive kryesore opozitare dhe më së fundmi mbrëmë, në mënyrën më brutale, më staliniste, arreston kryetarin e një partie tradicionale, të Ballit Kombëtar, në lokalin e tij, vetëm pse u kërkoi, i pyeti: çfarë doni, pse keni ardhur, një bande me reformë”.

11 maj Berisha PS sindikata zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.