Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përse u mbajt në burg Veliaj? Zbardhet vendimi i Gjykatës

16:39 / April 8, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1739352808xveliaj 188
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Personi nën hetim, Erjon Veliaj është ende në detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe ka pushtetin për të ndikuar mbi vartësit e tij, për të zhdukur apo deformuar përmbajtjen e dokumenteve të ndryshme që mund të shërbejnë si burime prove. Si dhe për të ndikuar mbi persona të ndryshëm, vartës ose jo, për të mos dhënë deklarime me vlerë përpara organit procedues ose për të deformuar përmbajtjen e këtyre deklarimeve.

Ky është një nga argumentet e Gjyqtarit të Posaçëm të Apelit, Engert Pëllumbi, në vendimin e zbardhur që konfirmoi edhe në shkallën e dytë arrestin në burg për Veliajn, i dyshuar për korrupsion në nëntë raste dhe pastrim parash. Vendimi iu është shpërndarë avokatëve të kryebashkiakut gjatë kësaj të marte.

Gjykata i referohet edhe sjelljes së funksionarit gjatë kohës që ishte i arrestuar, ku dhe ka kryer telefonata nga numri i brendshëm i burgut. Gjykata vëren se ekziston edhe rreziku i ikjes dhe ai i kryerjes së veprave të tjera të të njëjtit lloj me ato për të cilat po ai procedohet.

Rrezik tjetër llogaritet ai i kërcënimit të grupit të hetimit. Për rrezikun e ndikimit të tek drejtësia kur i hetuari është funksionar i lartë, gjykata e apelit i referohet një vendimi të gjykatës evropiane në rastin Podeski kundër San Marinos dhe që sillet precedent i lidhjeve të forta të mbështetësve. Pozita e të hetuarit, thotë apeli në Shqipëri, çmohet “sa më i fuqishëm të jetë personi, aq më i madh konsiderohet potenciali për të minuar hetimin ose për të ushtruar trysni të papërshtatshme”.

Lidhur me dyshimet e arratisjes të të dyshuarit, gjyqtari i apelit Engert Pëllumbi shprehet se mundësitë financiare të të hetuarit vlerësohen në harmoni me lëvizjet e tij të shumta, konfirmuar edhe nga sistemi TIMS, dhe për shkak të veprave për të cilat ai po hetohet, gjykata del në përfundimin se ky rrezik është eminent dhe në nivele të larta.

Ky konkluzion nuk relativizohet as nga fakti që personi nën hetim është kryefamiljar dhe babai i një fëmije të mitur, shton më tej gjyqtari. Gjyqtari tregon edhe një rrezik tjetër, atë të rrezikut për të kryer recidivizëm. Menjëherë pas zbardhjes së vendimit, avokatët do t’i drejtohen me rekurs gjykatës së lartë.

Marrë nga /Top Channel/

Bashkia Tirane Burg Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.