Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjiknuri takim me banorët: Krenar që përfaqësoj identitetin socialist

12:00 / April 9, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 52 698x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidati Damian Gjiknuri zhvilloi pasditen e të martës takim me banorët e Rajonit 2.

Duke i falenderuar për pjesëmarrjen masive në këtë takim, Gjiknuri pohoi se,”Ne kemi ndezur motorrët siç duhet dhe s’duhet të ndalojmë deri në fund për fitoren e Partisë Socialiste. Kam kënaqësi që do t’ju përfaqësoj. Rajoni 2, është një rajon që ka përfituar investime. Unë kam filluar të mbledh problematikat që lidhen me infrastrukturën jashtë pjesës qendrore të zonës, pasi pjesa qendrore është e mirëinvestuar. Ka ende probleme dhe dëshira ime ka qenë të përballem me problemet, me njerëzit, t’i dëgjoj, të shoh dhe problemet vet. Unë do të jem një suport i shtuar për ju, me qëllim që problematikat të fillojmë t’i adresojmë. Vlora është dëshmimtare e ndryshimeve të mëdha të mëdha që kanë një emër, Partia Socialiste.

Rrikthehem në Vlorë aty ku e lashë. Dua të jem për Rajonin 2 dhe për të gjithë PS e Vlorës, për ata që dëshirojnë modelin e punës, modelin e komunikimit të drejtpërdrejt me qytetarët e Vlorës. Për Vlorën, Partia Socialiste është e rëndësishme. Unë e quaj themelin politik të këtij qyteti. Identiteti ynë i majtë, është identiteti i barazisë qytetare, i mirëqenies qytetare nëpërmjet qeverisjes dhe këtë themel komunikimi dua ta mbaj me të gjithë ju, edhe si deputet i juaji.

Ne kemi një spektër të plotë zgjedhje, ku të gjithë të kenë mundësinë për të hedhur votën për atë koalicionin e gjerë të qytetarëve.
Nuk duhet parë si garë individuale.

Do të preferoja të merrja shumicën nga ju, por ka dhe të tjerë që kanë një dimension tjetër, që ju mund ta gjeni veten më mirë.
Ka socialistë të thekur që mund të më pëlqejnë mua ose një tjetër, ka të tjerë që janë përtej të majtës dhe të djathtës, mund të gjejnë dhe emra të tjerë.
E rëndësishme është që vota të shkojë për numrin 5, për PS.
Unë eksperiencën time politike do ta vendos në shërbim të qytetarëve të Qarkut të Vlorës, ndaj kërkoj votë masive për Partinë Socialiste dhe për Damian Gjiknurin, kush e ndien që unë përfaqësoj vlerat tuaja, identitetin tuaj socialist”, tha ai.

banore Damian Gjiknuri partia socialiste PS Vlore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.