Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Agron Shehaj kërkoi mbylljen e RTSH

21:52 / April 9, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas deklaratës së Agron Shehajt, kreut të partisë “Mundësia“, i cili propozoi mbylljen e RTSH-së për shkak të kostove të larta dhe mungesës së audiencës, ka reaguar me ashpërsi Sindikata e Radio Televizionit Shqiptar.

Në një deklaratë publike të fortë, sindikata akuzon Shehajn për cenim të lirisë së medias, përdorim politik të institucionit publik dhe kërcënim ndaj mbi 1000 punonjësve që përbëjnë trupën e RTSH-së në të gjithë vendin.

Sindikata e konsideron deklaratën e Shehajt si një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj gazetarëve dhe stafit teknik, dhe si një veprim populist për të mbledhur vota, duke e akuzuar se nuk kupton misionin publik të RTSH-së:

“Propozimi i tij për të larguar nga puna me qindra punonjës… është kalimi i vijës së kuqe dhe cënim i lirisë së medias në Shqipëri.”

Sindikata ka kërkuar reagim zyrtar nga OSCE Presence in Albania, ambasada e SHBA-ve në Tiranë, European Broadcasting Union (EBU) si dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke theksuar që këto organizata kanë investuar në trajnimin dhe profesionalizimin e stafit të RTSH-së.

“RTSH nuk është një televizion privat, por një institucion me mision publik që përfaqëson të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare.”

Në fund, sindikata kërkon ndjesë publike nga Agron Shehaj, në të kundërtin ngre dyshime për qëllime personale në sulmin ndaj RTSH-së. Në një deklaratë të përbashkët nga qindra punonjës, theksohet se nuk do të pranohet që media publike të bëhet shënjestër elektorale.

“Nëse ka kritika për përmbajtjen, ato janë të mirëpritura. Por të flasësh për mbyllje të RTSH-së është një precedent i rrezikshëm për demokracinë,” – thuhet në reagim.

Reagimi i plotë i Sindikatës së RTSH-së

Agron Shehaj E SHKELI VIJËN E KUQE ME MEDIAN

SINDIKATA E RADIO TELEVIZIOINIT SHQIPTAR shpreh indinjatën për përdorimin politik e elektoral, të medias Publike, nga një prej kandidatëve në zgjedhjet Parlamentare.

Propozimi i tij për të larguar nga puna me qindra punonjës, secili i vlerësuar në profesionin e vet, është kalimi i vijës së kuqe dhe cënim i Lirisë së Medias në Shqipëri.

Z. Agron Shehaj nuk mund ta çojë as në mend që të krahasojë median publike me atë private. Misioni i tyre është komerçial, ndërsa i RTSH Radio Televizioni Shqiptar udhëhiqet nga përfaqësimi i të gjitha kategorive sociale në vend.

Deklaratat e z. Agron Shehaj për nivelin e profesionalizmit të RTSh nuk mund të bëhen nga kafeneja apo zyra elektorale e partive.

Qëllimi i tij, dukshëm populizëm për të mbledhur vota nuk i shërben lirisë së medias.

Sindikata Rtsh kërkon reagimin e institucioneve ndërkombëtare dhe drejtpërdrejt OSCE Presence in Albania si organizmi që ka investuar në trajnimin e punonjësve të Radio Televizionit Shqiptar, U.S. Embassy Tirana , European Broadcasting Union – EBU dhe KQZ Shqiperi .

Kërkojmë tërheqjen e kandidatit z. Agron Shehaj nga deklaratat kërcënuese për 1046 punonjës të RTSh në të gjithë Shqipërinë, që nga punonjësi i mirëmbajtjes së antenave e deri te trupa e gazetarëve.

Kërkojmë nga z. Agron Shehaj ndjesë publike, në rast të kundërt dyshojmë për qëllime personale të tij duke sulmuar RTSH.

Deklaratë e përbashkët e qindra punonjësve!

Agron Shehaj kerkon mbylljen shqiptar televizionit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.