Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Basha: Pa zgjidhur çështjen e pronës, do jemi një ekonomi primitive

15:44 / April 10, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1744288613 lulzimbasha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lulzim Basha i shoqëruar nga kandidati për deputet Rajmond Dervishi, ishin në një takim me inxhinierë dhe banorë të Vorës ku diskutuan për problemin e pronave. Basha tha se Shqipëria është i vetmi vend që pasi ra regjimi komunist, nuk ka zgjidhur ende këtë problem. ”Kur ti s’ke letrat e pronës, ti nuk shkon dot në bankë e t’i thuash kjo është prona ime, më jep një hua. Dhe përgjegjësinë më të madjhe për këtë e kemi ne. Sepse pronat me të vërtetë i sekuestroi regjimi komunist, po kudo ku erdhi në pushtet e djathta, apo një forcë anti-komuniste, gjëja e parë që bëri, i riktheu pronat pronarëve”,-tha Basha.

Pjesë nga deklarata

Nëse problemi kryesor i këtij vendi dhe që diferencon totalisht me Kosovën dhe me shqiptarët kudo tjetër që jetojnë, në Maqedoninë e Veriut dhe kudo tjetër për fat të keq, është problemi i pronësisë. Nuk kanë çertifikatat e pronësisë as të apartamenteve të tyre dhe as mbi shtëpive të tyre, as mbi troje, as mbi tokë. E para e punës që do të thotë lundrojnë në pasiguri të përditshme e të përnatshme prej 35 vitesh se nesër pasnesër me i ndodh diçka, të thonë s’është prona jote dhe ti s’ke asnjë mundësi për ta provuar që është prona jote. E dyta ka të bëjë me zhvillimin ekonomik.

Kur ti s’ke letrat e pronës, ti nuk shkon dot në bankë e t’i thuash kjo është prona ime, më jep një hua. Dhe përgjegjësinë më të madjhe për këtë e kemi ne. Sepse pronat me të vërtetë i sekuestroi regjimi komunist, po kudo ku erdhi në pushtet e djathta, apo një forcë anti-komuniste, gjëja e parë që bëri, i riktheu pronat pronarëve. Në Çeki kjo nodhi brenda një viti, në 92-in ishin kry të gjitha.

E fundit që e ka kry ka qenë Kroacia dhe atë e ka zgjidh brenda 2008-ës me një formulë që është ë përshtatshme edhe për Shqipërinë.

Zgjidhje të menjëhershme, pa burokraci;

Kthim të menjëhershëm të pronës aty ku është e lirë;

Kompensim me vlerë tregu ku është zënë;

Lëshim të obligacionit/bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës;

Regjistrim i pronave me parimin Uti Posidetis, secili mban atë që ka.

Si kryhet? Prandaj iu referova modelit kroat. I thua, kjo tokë është e jotja, ta kanë zënë, por vlera e kësaj toke është 1 milion euro. Ja ku e ke titullin, 1 milion euro të njihen tani, ndërkoh për 20 vite do të marrësh nga 50 mijë euro në vit. Ti e merr titullin dhe thua, dakord çdo vit do të marrë nga 50 mijë euro, se aq është vlera e tokës, ose siç e kam titullin, shkoj në bankë dhe i them: ja ku kam një oblikacion shtetëror që njihet nga buxheti i shtetit detyrimin për të më paguar shumën prej 1 milion euro, që është prona ime që ma kanë zaptuar ndër vite.

E merr, e shet me një vlerë tregu, ose e mer vit për vit 1/20-ën, pra e zgjidh problemin. Në këtë moment që ti e ke zgjidhur problemin, sepse e ke marrë kompensimin e asaj që të është zënë me vlerë tregu dhe këta që e kanë zënë nuk janë më në pasiguri, sepse këtyre iu çertifikohet prona. Dhe si ti, si këta jeni në treg financiar, kaq e thjesht është. Por po su bë kjo reformë, ne do vazhdojmë të jemi një ekonomi primitive, çfarëdo që të ndodh.

11 maj Lulzim Basha PRONA zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.