Një drejtues i lartë në burgun HMP Low Moss në Bishopbriggs, të Skocisë, është pezulluar. Kjo pasi është kapur në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale me një infermiere. Situata ka ndodhur brenda ambienteve të institucionit të vuajtjes së dënimit.
Shefi i martuar dhe infermierja kishin një lidhje sekrete, por “nuk i kontrollonin dot më ndjenjat ndaj njëri-tjetrit” dhe përfundimisht u zbuluan duke kryer aktin në një nga dhomat e institucionit.
NHS Greater Glasgow and Clyde që punëson infermieren, konfirmoi se “çdo pretendim për sjellje të pahijshme do të hetohet plotësisht dhe, nëse është e nevojshme, do të merren masat e duhura”.
