Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Pse letrat e programeve të partive përdoren si kaush për fara kungulli?

19:26 / April 13, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kreshnik Spahiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Kreshnik Spahiu

Në shtëpitë e shqiptarve dikur gjeje më shumë programet e PD-PS sesa Kuranin apo Biblën.

30 vjet më parë kam njohur një mik në Tiranë, i cili hapi një nga shtypshkronjat e para në Shqipëri.

U çudita kur filloi biznesin me shtypshkronjë por brenda pak vitesh e kuotova “nuhatjen” e tij sepse ai u bë milioner.

Në periudha zgjedhjesh ai prodhonte mijëra kopje programesh politike partish.
– 300.000 kopje Partia Demokratike,
– 300.000 kopje Partia Socialiste,
dhe kështu me rradhë të gjithë partitë e tjera.

Një program partie kishte 200 faqe dhe kishte interes të madh për ti lexuar.
Debatet televizive bëheshin me program në dorë nga deputetët apo analistët që referoheshin çdo kapitulli.
Programet printoheshin dhe shpërndaheshin
çdo dy vjet në zgjedhje lokale apo në zgjedhje parlamentare.

Përveç programeve, partitë politike kishin dhe gazeta e tyre. (RD, Zëri Popullit, Integrimi, Republika etj)
Vitet kaluan dhe rrethanat ndryshuan…..
Gjatë festave të nëntorit takova rastësisht në Aeroport mikun tim të vjetër i clili ishte themeluesi i shtypshkronjave.
E pash të plakur, të rrudhur dhe të dërmuar nga kriza që kishte kaluar dhe kishte falimentuar.

Më tregoi se kishte 15 vite që partitë nuk shtypnin më programe dhe nuk kishin më as gazeta politike partish.
E pyeta: Pse kjo situatë……?
Më tha: “Nuk i lexon më askush o Kreshnik as programet dhe as gazetat e tyre. Që nga viti 2011 gazetat dhe fletët e programeve filluan të përdoreshin si kausha farash kungulli apo lule dielli.”

U ndava me shokun tim dhe u trishtova jo nga “varfëria” e shokut tim por nga mjerimi i popullit tim, që kishte humbur dekada duke lexuar mashtrimet e partive.

Atë ditë e kuptova pse 3 milion shqiptar debatojnë dhe votojnë për surratin e kryetarit.

Programet dhe premtimet kishin vite të shkërmoqyra bashkë me lëvozhgat e farave të kungullit.
Tashmë kanë ngelur kungujt si alternativë….

analize Kreshnik Spahiu partite politike programet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.