Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vranësira dhe reshje gjatë ditës, si do jetë moti sot

08:40 / April 14, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1720
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vendi ynë do të vijojë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë gjithë paradites ku në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër do të krijohen mundësi për reshje të pakta shiu;

Gjatë orëve të pasdites; vranësirat e dendura do të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit ku në skajin verior dhe verilindor do të ketë rrebeshe të izoluara shiu; Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera minimale e shënuar në zonat malore deri në 26°C vlera maksimale që do të shënohet në zonat bregdetare.

Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 35 – 40 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Territori i Republikës së Kosovës; do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë orëve të paradites, por pasditja dhe në vijim; sjellin vranësira disi më të shpeshta në të gjithë territorin e Kosovës ku më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore; megjithatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke u luhatur nga 3°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 18°C vlera më e lartë në Prizren e Gjakovë.

Era do të fryjë e lehtë paradite, por deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë 38 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.

Maqedonia e Veriut

Përgjatë gjithë 24-orëshit; Republika e MV do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas-hershme ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten gjatë orëve të pasdites; në zonat Jugore dhe Perëndimore.

Parashikohet që mbrëmja dhe nata; ti bëjnë më prezente vranësirat në të gjithë territori e MV.

Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera minimale në qytetin e Ohrit deri në 20°C vlera maksimale e cila do të shënohet sërish në Shkup.

Ndërkohë; ERA do të paraqitet e lehtë deri mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 38 km/h nga drejtimi Jugperëndimor.

Europa

Si pasojë e zhvillimit të një qendre të fuqishme Ciklonare në Veri – Verilindje të kontinentit Europian; do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në; Europën Veriore, rajonin e Baltikut si edhe zonën e Alpeve duke sjellë; reshje të dendura shiu e dëbore.

Po ashtu; me vranësira; rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere do të mbeten ishujt Britanikë dhe gadishulli Iberik, ndërsa pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të paraqitet nën ndikimin e masave ajrore me origjinë Perëndimore duke kushtëzuar; mot të kthjellët dhe relativisht të ngrohtë.

Moti reshje shi temperatura vranesira
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.